Mot me diell dhe i ngrohtë deri 33 gradë

Shkup, 12 shtator – Moti sot në mëngjes do të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditës me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të lëvizin nga 4 deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 27 deri në 33 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 6.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me erë të lehtë  nga drejtimik jugor. Temperatura minimale do të ulet deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 33 gradë Celsius. 

 Deri të enjten moti do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa nga e premtja në orët e pasdites do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.