MOST: Të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë, nuk ka parregullsi

Të gjitha vendvotimet të cilat i vëzhgon asociacioni qytetar “MOST” janë hapur në kohë dhe nuk janë regjistruar shkelje. Votimi vijon sigurtë dhe me respektim të protokoleve.

Këto janë informatat e para nga asociacioni “MOST” në orët e para të votimit.

MOST ndjekë zgjedhjet me 900 vëzhgues. MOST mbulon rreth 20% të të gjitha vendvotimeve në gjithë shtetin.

Ata janë statik, dhe do të ndjekin procesin e votimit gjatë gjithë ditës. MOST gjithashtu kanë dhe 55 ekipe mobile të cilët do të shërbejnë si mbështetje logjistike të vëzhguesve statik dhe kohë pas kohe do të vëzhgojnë vendet ku MOST nuk ka të vendosur vëzhgues. Më tej, edhe 80 vëzhgues tjerë do të vëzhgojnë punën e komisioneve komunale zgjedhore, ndërsa do të vëzhgohet edhe puna e komisionit shtetëror zgjedhor.

Gjatë ditës, në telefonin 080080080, qytetarët mund të denoncojnë parregullsi apo të japin informata lidhur me procesin zgjedhor.