Momenti kur shoferi i shpëtoi për fije vdekjes, një pllakë druri ra nga kamioni përpara

Britaniku Wayne Spillett i shpëtoi për fije vdekjes kur një pllakë druri fluturoi nga kamioni përpara tij dhe iu përplas me xhamin e përparmë me një shpejtësi prej 70 miljesh në orë.

47-vjeçari-ishte rrugës për një intervistë pune kur ndodhi incidenti. Ai nuk shpëtoi paq fare, sepse doli nga episodi I frikshëm me një krah të thyer.

Por fatmirësisht, nuk pati lëndime më të mëdha. “Jam me shumë fat. Mund të isha vrarë aty. Tani padyshim më kanë mbetur edhe tetë jetë të tjera. Ishte fat i madh që ajo pllakë druri u përplas në cepin e xhamit të parmë, megjithatë, përsëri situata ishte tmerruese”, tha Spillett.

Pavarësisht dhimbjeve, 47-vjeçari arriti të ulte shpejtësinë e të hapte krahun, ndërsa drejtuesi i një makine tjetër ndaloi për ta ndihmuar, e më vonë, mbërriti dhe ambulanca.