Molliqaj: Kurti me mendësi si Stalini, ai është “Baba” në VV

Molliqaj në Rubikon tregoi se mendësia Staliniste e Kurtit bëri që të dalin nga Vetëvendosje.

“Janë dy faktorë që unë nuk jam në Vetëvendosje, ne jemi nda me Vetëvendosjen shumica sidomos pjesa që edhe sot vazhdojnë me qenë në PSD për shkak se kemi kritikë të ashpër edhe me autoritarizmi e në veçanti me Stalinizmin si metodë të organizimit politikë”.

“Ne kemi qenë pjesë po nuk jemi më pasi nuk jemi pajtu, ne jemi nda me diskutime ideologjike pa u idhnu politikisht me Albinin për cështjen e Leninit – e kam thënë disa herë dhe kjo ka më ardhë çdo herë e më shumë duke u bë temë, pra ne nuk jemi aty për shkak se nuk besojmë në metodën Staliniste dhe kur po them Staliniste duhet me e kuptu si mendësi e jo si praktikim se nuk mundet sot këkush me u bë si Stalini”.

“E para dhe më e rëndësishme është kur e mvesh vetën me rolin e misionit historik – pra ti si person, si forcë politike ia mvesh vetës një mision që në rastin e Kosovës me shpëtu Kosovën nga krimi, hajnia, Serbia me shpëtu nga çka do tjetër”.