Modifikohet Polo GTI sportiv, tani me 316 kuajfuqi (FOTO)

në kategorine Auto/Lajme

Kompania gjermane e modifikimit të veturave ‘Siemoneit Racing’, ka përditësuar Volkswagen Polo GTI.

Kjo kompani në radhë të parë ka përditësuar motorin 2.0 litërsh me katër cilindra, i cili nga 197 kuajfuqi sa prodhonte, tani prodhon 316 kuajfuqi falë një “turbocharged” më i madh, “intercooler” të ri e sistemit të modifikuar të shkarkimit të gazrave, transmeton Koha.net.

Image

Të gjitha këto modifikime kompania ‘Siemoneit Racing’ i ofron për 8,998 euro.

Image

Ky VW Polo super sportiv përveç pamjes agresive nga jashtë ka edhe rrotat ATS 18 inç me goma Michelin Pilot Super Sport.

Sipas ‘Siemoneit Racing’ ky Volkswagen Polo GTI shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 5.2 sekonda e atë maksimale prej 256 kilometra në orë.

Image

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.