Mobilizohet BDI dega e Strugës për KRYEMINISTRIN SHQIPTAR

Struktura e Bashkimit Demokratik për Integrim në Strugë ka nisur mobilizimin për zgjedhjet që do të mbahen më 15 Korrik.

Në një takim me strukturat e partisë sot ishin të pranishëm Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, kreu i komunës së Strugës Ramiz Merko dhe përfaqësues të tjerë të partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Për BDI-në këto zgjedhje kanë një rëndësi të madhe për shkak se ata kanë shënjestruar njërin nga postet më të rëndësishme të vendit, atë të kryeministrit që i bën shqiptarët të barabartë me maqedonasit.