MMJPH: Vazhdojnë konsultimet me opinionin për projekt-ligjin për shpallje të Malit Sharr si park nacional

/

Për shkak të pamundësisë të realizohet debat klasik me prani fizike Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikit Hapësinor informon se  mbetja e procesit të konsultimit publik  në projektligjin për shpallje të një pjese të Malit Sharr për park nacional do të realizohet përmes  prezantimeve informative  në televizionet nacionale dhe lokale,  tre konsultime  të veçanta  të fokusuara me grupe të tëra relevante / palë të interesuara dhe  takime me grupe më të vogla nga  mjediset rurale me qëllim që të dëgjohen mendimet  e tyre.

“Gjatë dy javëve të ardhshme do të emitohet  video-prezantim informativ në gjuhën maqedonase dhe shqipe, sipas agjendës për prezantim të debateve publike,  në të cilën do të ndahen  vlerat  natyrore të konfirmuara  dhe zonat e propozuara të Studimit për  valorizim të Malit Sharr dhe është prezantuar draft-ligji  i përpunuar, si dhe udhëzimet  ku dhe si mund të dorëzojnë komente dhe vërejtje sipas projektligjit. Videoja informative në dy gjuhë  do të emitohet  në terminin e mëngjesit dhe të mbrëmjes  me njoftim paraprak përmes televizionit nacional, televizionet lokale dhe profilet në rrjetet sociale të Ministrisë”, informojnë prej atje.

Nga MMJPH shtojnë se nga data 26 deri më 30 tetor do të realizohen tri konsultime të veçanta të fokusuara me  grupe të tëra relevante/ palë të prekura – shoqëri qytetare – OJQ (online), me kryetarët e komunave nga rajoni ku shpalljet  rajon i mbrojtur, BNJVL, me përfaqësuesit e bashkësive lokale (online) dhe me odat ekonomike dhe sektorin e biznesit lokal (online).

“Nga data 26 tetor deri më 1 nëntor do të realizohen takime direkte (në grupe më të vogla) me bashkësitë rurale me temën dëgjimi i nevojave lokale dhe përparimi i aktiviteteve tradicionale në  rajonin e ardhshëm të mbrojtur. Më 5 nëntor do të mbahet  debati zyrtar publik (online) në platformën ZOOM (me përkthim  të siguruar në dy gjuhë). E arritshme është linja telefonike e hapur në Arhus Qendrën për dorëzim të vërejtjeve dhe komenteve sipas draft-ligjit: 070 666 230; 076 319 503 и 076 319 501, informojnë nga Ministria.

Është dërguar edhe kërkesë me shkrim e mendimit  deri te të gjitha palët e prekura  dhe institucionet me  dërgim të linkut në të cilin është i arritshëm  projektligji (ENER dhe ueb faqja e MMJPH). Nga Ministri përkujtojnë se  konsultimet  me opinionin  në të gjithë periudhën  janë të hapura. Projektligji është i arritshëm në ENER dhe në ueb faqen e MMJPH-së, ndërsa vërejtje dhe komente  mund të dorëzohen gjatë gjithë kohës, ndërsa më së voni deri më 15 nëntor të vitit 2020.