Mjeku dhe stomatologu në Burgun e Shtipit pozitivë në koronavirus

/

Pozitivë në koronavirus rezultuan mjeku dhe stomatologu, të cilët punojnë në ambulancën e burgut në Burgun në Shtip. Janë infektuar nga një i dënuar, i cili javën e kaluar ishte rasti i parë i konfirmuar në këtë institucion ndëshkues-përmirësues.

Drejtori i Burgut-Shtip, Miki Todorov tha se sot dy të punësuarve në Burgun-Shtip u është caktuar testim, siç thotë, pas kontekteve të cilët nuk i zbulojnë. Nëntë të dënuar, të cilët janë në izolim pas kontekteve me të dënuarin e infektuar, nuk kanë kurrfarë simptome dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Siç njoftojnë nga burgu, vazhdimisht bëhet dezinfektim në hapësirat e burgut, ndërsa gjendjen shëndetësore e të dënuarve të izoluar e ndjek tekniku mjekësor dhe një ekip nga Ndihma urgjente mjekësore nga ISHP Shtëpia e shëndetit “Pançe Karagjozov” – Shtip.