Misajllovski nga Kumanova: Ripërtëritje gjithkund dhe për të gjithë

Kumanovë, 13 korrik 2020 (MEDIAL) – Bartësi i listës nga NJZ 2, Vllado Misajllovski sot nga sheshi i qytetit të Kumanovës në ditën e fundit të fushatës theksoi se  ka realizuar  numër të madh të takimeve me qytetarët  e Kumanovës dhe nga njësia zgjedhore me të cilët ka biseduar  për problemet, nevojat e qytetarëve. Ai i falënderoi mediumet  për bashkëpunimin profesional.

Në sheshin e qytetit Misajllovski u takua me përfaqësuesit e unionit të grave dhe  unionit të forcave rinore nga komiteti komunal i VMRO-DPMNE-së dhe tha se fushatën e ka filluar  me energji pozitive  dhe ashtu e përfundon me frymë pozitive.

Ai kërkoi mbështetje nga qytetarët më 15 korrik,  për, ripërtëritje të kulturës, gjyqësisë, shëndetësisë, infrastrukturës,  sportit.

Njëzet ditët e fundit, theksoi në deklaratë Misajllovski, ka vizituar shumë vende të populluara,  është takuar me qytetarët,  të cilët i kanë dhënë kritika, sugjerime, vërejtje për të kaluarën. Ai tha se obligohet  të plotësojë atë.

Ai shtoi se VMRO-DPMNE është parti politike ndryshe nga LSDM. Edhe njëherë e kërkoi  mbështetjen e qytetarëve dhe premtoi punë. am/sa/