Ministrisë së Arsimit i teprojnë 80 mijë euro nga bursat, ankohen studentët

Numri i vogël i studentëve që fitojnë bursë ka bërë që Ministrisë t’i teprojnë më shumë se 80 mijë euro.

Ishte Ministre e Arsimit për afro tre muaj.

Kaq i mjaftuan ish-ministres Hykmete Bajramit që të caktonte buxhetin për bursat.

Por duket se ky buxhet doli jashtë planifikimeve.

Nga 1,150,000 euro sa ishin ndare, MASH-it iu tepruan 88,800 euro.

Kjo ndodhi pasi që nuk kishte studentë që plotësonin kriteret për të marrë bursë.

E nga kjo ministri tregojnë se ku do t’i shfrytëzojnë këto mjete.

Kurse njohësi i arsimit Rinor Qehaja thotë që këto para është dashur tu jepen studentëve.

Madje ai ende nuk e përjashton këtë mundësi.

Qehaja shtonë se duhet të bëhet një kalkulim më i mirë i këtyre mjeteve, për shkak që të mos ndodh kjo prapë.

Megjithatë studentët kanë një arsye pse ata nuk kanë fituar më shumë bursa.

Për këtë thonë që ndikoi pandemia.

Bursat e fituara një pjesë e studentëve nuk kanë marrë ende për shkak të disa gabimeve teknike që kanë bërë Ministria e Arsimit.