Ministri Milevski në Konferencën për krijimin e indeksit zhvillimorë të komunave

në kategorine Maqedoni

Shkup, 14 gusht 2019 (MEDIAL) – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Narine Sahakjan sot hapën Konferencën për Indeksin e zhvillimorë të komunave, të organizuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i kapaciteteve në komuna për realizimin e projekteve”.

Ministri Milevski përshëndeti realizimin e deritashëm të Projektit, duke përmendur se aktivitetet e këtij projekti synojnë forcimin e kapaciteteve nacionale dhe komunale për përcaktimin e prioriteteve, formulimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore me fonde në dispozicion të komunave nga pushteti qendrore dhe fondet evropiane. Sipas pritjeve, shtoi ministri, efektet nga realizimi i këtij projekti duhet të kontribuojnë në forcimin e potencialeve për zhvillim lokal më dinamik dhe të qëndrueshëm.

“Me rëndësi të veçantë për mua është ajo se që në këtë mënyrë transparente do të kemi mundësinë të hapim temën për krijimin e Indeksit për zhvillimin e komunave, treguesit që janë marrë në konsideratë dhe sfidat me të cilat jemi ballafaquar në atë proces. Besoj se ekspertët që kanë punuar dhe do të punojnë në këtë operacion statistikor janë përballur dhe do të përballen me një numër sfidash për të siguruar njëtrajtshmëri dhe krahasueshmëri të të dhënave. Sidoqoftë, dua të theksoj se për ne, është me rëndësi të madhe të vendoset Indeksi i zhvillimit të komunave, pasi që zbatimi i tij do të japë kontribut të rëndësishëm në planifikimin më të suksesshëm të zhvillimit lokal dhe rajonal të vendit”, theksoi ministri Milevski në fjalimin e tij.

Ai gjithashtu informoi të pranishmit se Ministria e vetëqeverisjes lokale aktualisht punon në procesin e vlerësimit dhe hartimit të dokumenteve strategjike për zhvillim rajonal të vendit për dhjetë vitet e ardhshme, kështu që kjo vegël mund të jetë vlerë e shtuar në këtë proces voluminoz.  

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.