Ministri francez: Turistë, na keni munguar!

Pas një viti shumë të vështirë, operatorët turistikë në Francë po shohin shpresë. Vendi po mirëpret turistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo vetëm, të cilët janë të vaksinuar kundër koronavirusit.

Franca ka pranuar vetëm vaksinat “Pfizer”, “Moderna”, “AstraZeneca” dhe “Johnson & Johnson” që do të thotë se pa njërën nga këto shumica e vizitorëve jo-anëtarë të BE-së do të duhet akoma të  tregojnë se kanë një arsye bindëse për të vizituar Francën dhe se duhet të bëjnë karantinë pas mbërritjes.

Por vizitorët evropianë dhe ata nga një pjesë e vogël e vendeve me rrezik të ulët mund te hyjnë ne Francë edhe nëse nuk janë vaksinuar. 

Të ashtuquajtura vende “të gjelbërta” si Japonia, Koreja e Jugut, Singapori, Australia, Zelanda e Re, Libani dhe Izraeli mund të udhëtojnë lirshëm. 

 Ministri i Turizmit i Francës, Jean-Baptiste Lemoyne, në një videomesazh u shpreh ‘’Ne duam të dëgjojmë holandisht, gjermanisht, anglisht, italisht, spanjisht duke u folur kudo në vend, na mungon, na mungon”.

Franca ka lejuar së fundmi rihapjen e restoranteve, kafeneve dhe palestrave.