Milo thotë se pas zbulimit të dosjeve të Speciales qëndrojnë shërbimet sekrete të huaja

Sipas Milos, nuk mundet që ato dosje, që për t’i kontrolluar duhet të kalohet në shumë filtra, dhe janë të kyçura me 7 palë çelësa të përfundojnë jashtë Gjykatës pikërisht në zyrat e veteranëve.

Për Milon ka një dorë të fshehtë të huaj prapa. Fill pas dosjeve të Speciales, u arrestuan kryetari dhe nënkryetari i OVL, dy veteranë lufte, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

”Nuk dua të bëj teori konspirative, por është dora e shërbimeve sekrete të huaja. Ato dosjet që u gjetën në zyra, janë të mbyllura me 7 palë çelësa dhe për të ndërhyra e për ti kontrolluar duhet të kalosh në disa flitra. Si mund të hysh direkt dhe t’i marrësh ka thënë ai në News24.

Prandaj për mua është dorë e shërbimeve sekrete të huaja sa i përket dosjeve tek zyrat e OVL të UÇK.”- tha Milo.