MILLOSHOSKI: Nuk janë shfrytëzuar resurset më të mira me kandidatët e propozuar për ambasadorë

/

Deputeti i VMRO-DPMNE-së opozitare, Antonio Milloshoski sot ka deklaruar se pajtohet me qëndrimin e Këshillit të ambasadorëve se MPJ nuk i ka shfrytëzuar resurset më të mira sa u takon kandidatëve të propozuar për ambasadorë në të paktën gjysmën e vendeve ku tani do të dërgohen ambasadorë.

Milloshoski e dha këtë deklaratë pas vazhdimit të dytë të mbajtur sot të Komisionit për politikë të jashtme ku katër ambasadorë i paraqitën tezat e tyre si ambasadorë të ardhshëm të Maqedonisë në vendet ku do të dërgohen.

“E para, floskula se nëse je diplomat profesionist, ose i punësuar në MPJ se me automatizëm je adekuat dhe i mirë për ambasador, nuk do të thotë se çdoherë është e vërtetë. Sipas meje, së paku gjysma e ambasadorëve të propozuar kanë kolegë të tyre më të mirë dhe më cilësor që do të mund të jenë më të mirë në ato pozicione. Prandaj vlerësoj se qëndrimi i Këshillit të ambasadorëve është i saktë, për fat të keq, MPJ nuk i ka përdorë resurset më të mira lidhur me kandidatët e propozuar për ambasadorë në të paktën gjysmën e vendeve ku do të dërgohen për ambasadorë”, ka thënë Milloshoski në pyetjen e gazetarëve.

Ai me vërejtje deri te Qeveria se ende nuk ka përgjigje për kandidatët për ambasadorë për vendet kyçe në botë.

Milloshoski madje shpreson se javën e ardhshme në Komisionin për punë të jashtme do të vazhdojë procedura edhe për ambasadorët e tjerë të nominuar.