MILLOSHOSKI: Në aspektin kushtetues-juridik, Kuvendi nuk mund të vendos përmes onllajn aplikacioneve

/

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, duke e transmetuar qëndrimin e grupit të tij parlamentar, sot deklaroi se në aspektin kushtetues-juridik, Kuvendi nuk mund të punojë dhe të vendos përmes onllajn aplikacioneve, nga shkaku i thjeshtë se ekziston normë e qartë kushtetuese, respektivisht neni 69, i cili imponon prani në seanca të Kuvendit, të shumicës nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Milloshoski njofton se nëse ka qenë Kushtetuta për sesione onllajn, do të shkruante pjesëmarrje, e jo prani, siç u konfirmua saktë edhe me Rregulloren në nenin 29, ku thuhet se deputeti ka të drejtë dhe detyrë të marrë pjesë në seancat e Kuvendit dhe të marrë pjesë në punën dhe vendosjen.

“Nga aspekti etik, do të ishte pabarazi nëse deputetët fizikisht nuk shkojnë në punë në Kuvend, e në të njëjtën kohë kërkohet që punëtorët në ndërtimtari, personeli mjekësor, shitësit, shoferët, arsimtarët, gjykatësit dhe punëtorët në sektorin privat të jenë në vendin e tyre të punës që ta meritojnë rrogën e tyre”, tha Milloshoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Nëse, shtoi ai, në muskuj shtyhet projekti onllajn seanca, kanoset krizë politike në Kuvend dhe në mënyrë shtesë imponohet edhe një pasiguri juridike.

“Të gjitha ligjet që do të votoheshin në onllajn seanca, e Kushtetuta parashikon prani, më herët apo më vonë mund të bijnë në Gjykatën Kushtetuese”, tha deputeti i partisë opozitare.