Milan mendon për pasuesin e Calhanoglu, kërkon zbulimin e sezonit në Serie A!

Hakan Calhanoglu po kthehet në një çështje te Milani, me turkun që ende nuk ka rinovuar edhe pse qershori po afrohet dhe kontrata e tij skadon. Mediat raportojnë se palët janë shumë pranë marrëveshjes, por asgjë nuk përjashtohet.

Gjendur në një situatë të tillë, kuqezinjtë duket se kanë nisur të mendojnë për një pasues të mundshëm të fantazistit dhe sipas “Calciomercato.com” drejtuesit kanë piketuar Mattia Zaccagnin.

Italiani ka shkëlqyer me Veronën dhe është padyshim zbulimi i sezonit në Serie A.

Për të bindur klubin veronez, Milani ka bërë gati 15 milionë euro. Sidoqoftë, asgjë nuk do të jetë e thjeshtë për kuqezinjtë, pasi në garë për Zaccagnin është edhe Napoli, që e pëlqen shumë fantazistin e Veronës.