Mijallkov paraqitet në burgun e Strugës për të vuajtur dënimin, por vetëm gjatë natës, ditën do të jetë i lirë

Strugë, 22 gusht – Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, hyri në burgun e Strugës që të vuajë dënimin me burg prej tre viteve, të cilën e mori në rastin “perandoria”. Në burg erdhi i vetëm, pa sigurim. Në hyrje i është kryer kontroll që të mos fusë lëndë dhe mjete të palejuara. Së bashku me vete, Mijallkov ka marë edhe gjëra personale, gjegjësisht në burg ka ardhur me valixhe, transmeton Zhurnal.

Sipas informatave për të cilat kemi njoftuar edhe më herët, Mijallkov një muaj pasi të qëndrojë në burg, ai më pas gjatë gjithë ditës do të mund të dalë nga burgu dhe pastaj diku rreth orës 20:00 të kthehet përsëri në burg. Ai në burgun e Strugës do të mundet vetëm të kalojë natën ndërsa gjaët ditës do të jetë i lirë sikurse të gjithë qytetarët.

Ministri i drejtësisë Nikolla Tupançevski këtë e quajti “turizëm burgu” sepse të mirat që i ka në dispozicion janë shumë të mëdha, ndërsa Mijallkov nuk është i vetmi që po shfrytëzon mundësinë të vuajë dënimin atje, duke ndryshuar adresën e banimit në Ohër. Këtë e bëri edhe Orce Kamçev./Zhurnal.mk