Mickoski: “Ripërtëritja” premton një sërë investimesh”

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski nga Kriva Pallanka ka akuzuar LSDM-në se ka udhëhequr fushatë të errët. Ai theksoi se fokusi i fushatës së VMRO-së ka qenë te prezantimi i programit të tyre “Ripërtëritja”, ku ofrojnë miliarda investime në sfera të ndryshme, por edhe reforma në sistemin e shtetit.

“Si deri më 4 miliardë euro investime të brendshme dhe të huaja, si deri më 640 milion euro subvencione për bujqit dhe qasje të re inovative në bujqësi, si deri në reforma në shëndetësi, gjyqësor i cili është bazë. Vlerësuam se kemi çka të ofrojmë. Vlerësuam se kishim ofertë të suksesshme dhe se mbështetja e qytetarëve nuk do të ndalojë të mërkurën dhe më pas ti përveshim krahët për të bërë gjithë atë që premtuam dhe atë që u angazhuam ta realizojmë”, tha Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.