Mickoski për vizitën e Eskobarit: Është e rëndësishme që kushdo që vjen të ketë qëllime të mira
Shkup, 24 gusht – Është e rëndësishme që kushdo që vjen në vendin tonë, pavarësisht se nga vjen, të ketë qëllime të mira. Çdo qëllim i mirë për ne është i mirëseardhur, theksoi sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në përgjigje të pyetjes se si e komenton vizitën e zëvendësndihmës sekretarit shtetëror amerikan, Gabriel Eskobar.
Në aspektin e qëllimeve të mira, theksoi Mickoski, ai mendon për argumentet që do t’i dëgjojë, por pret që edhe pala tjetër t’i dëgjojë argumentet e tyre.
“Është e rëndësishme që kushdo që vjen në vendin tonë, pavarësisht se nga vjen, të ketë qëllime të mira. Kur flas për qëllime të mira, e kam fjalën për argumentet që presim të dëgjojmë, ndërsa presim që edhe pala tjetër të dëgjojë argumentet tona. Ajo që është e rëndësishme dhe ajo që duhet të dinë të gjithë është se Qeveria e BDI-së dhe LSDM-së e ka humbur kredibilitetin dhe është pengesa e vetme për integrimin e Maqedonisë në BE. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë, aq më shpejt gjërat do të ecin përpara. Zgjedhjet e shpejta parlamentare janë e vetmja zgjidhje nëse duam të ecim përpara. Çdo gjë tjetër është vendnumëro shtesë në vend, tha Mickoski.