Shkup, 29 qershor 2020 (MEDIAL) – Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk u paraqit sot në bisedën informative në stacionin e policisë Qendër.
Në stacion ka ardhur përfaqësuesi i tij juridik, informuan për MEDIAL-n nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Përndryshe, Mickoskit nga ana e MPB-së i është dorëzuar ftesë që të paraqitet në bisedë informative në SP Qendër sot në ora 10 në lidhje me ngjarjen në objektin hotelierik në Debar Mëhallë në Shkup. mb/