Mickoski në takim me ambasadoren britanike Galovej

Shkup, 21 prill – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Republikën e Maqedonisë, Rejçell Galovej.

Në takim,  siç njoftoi VMRO-DPMNE, “është biseduar për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në vend, sfidat e varfërisë me të cilën përballen qytetarët, afera kriminalistike nga ana e qeverisë së LSDM-së dhe presioni me të cilin përballen mësimdhënësit nga ana e ministrive kompetente dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski”.

“Mickoski theksoi se situata çdo ditë po përkeqësohet, duke theksuar se Qeveria e LSDM-së dhe Kovaçevskit e çojnë vendin në humbje. Sipas kryetarit Mickoski, fotografia e tillë tregon se reformat  gjithnjë e më shumë janë të nevojshme, si në ndryshim të pushtetit, ashtu edhe në çdo segment të jetës, ndërsa me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare qytetarët do të zgjedhin ndryshime dhe ardhmëri dhe do të mund ta dënojnë Qeverinë për të gjitha  politikat e këqia dhe të dëmshme të cilat i zbatojnë në pesë vitet e fundit prejse janë në pushtet”, citon VMRO-DPMNE.

Mickoski e falënderoi ambasadoren Gallovej për mbështetjen e deritanishme britanike të vendit.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri për thellim dhe intensifikim të bashkëpunimit dhe marrëdhënies miqësore./Zhurnal.mk