Mickoski: Koalicioni i ri përpjekje e fundit për shkatërrimin e Maqedonisë

Shkup, 7 dhjetor – Presim që vendi t’i fillojë bisedimet me BE-në për diçka më tepër se një javë prej sotm për shkak se meriton jo vetëm për shkak të reformave, por thjesht për shkak të gjithë asaj që e kanë bërë qytetarët e vendit dhe Maqedonia meriton të ketë fillim të bisedimeve, deklaroi sot në Shtip, lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

“Ne i ndajmë këto vlera me BE-në dhe me të vërtetë është koha që BE-ja t’i tregojë në vepra vlerat e saj dhe të heq dorë nga ato kërkesa hegjemonike të fqinjit tonë lindor, të cilët nuk kanë kurrfarë lidhje me vlerat evropiane, por këto janë disa kërkesë, të cilat ndoshta janë adekuate për 2-3 shekuj në të kaluarën, ndërsa jo për dy ose tre shekuj në të ardhmen”, tha Mickoski.

I pyetur nëse ekzistenca e Qeverisë varet nga fillimi i bisedimeve, Mickoski u përgjigj se “shekulli i kësaj Qeveria varet nga ajo sa më shpejt do të mbushen mend se në të ardhmen janë jofunksionale”. Sipas tij, zgjidhje është në “zgjedhje të shpejta sa më shpejt të jetë e mundur”, me qëllim që “shteti dhe qytetarët të dalin nga kjo krizë politike, ekonomike dhe energjetike.

Mickoski vlerësoi se hyrja e Alternativës në shumicën parlamentare dhe në Qeveri është “akti i fundit i përpjekjes për shkatërrimin e Maqedonisë në regji të Zoran Zaevit dhe LSDM-së”.

Sipas tij, politika është shndërruar në tregti “si në tregun e gjelbër”, në vend që të flitet për strategji për vizion, vlera, projekte, zhvillim, ndërsa debati vendoset në atë se kush sa vende ministrore ka marrë dhe vende drejtorësh dhe anëtarë të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës.

I pyetur “nëse pakënaqësia e RDM, PLD dhe Partia e Turqve” është shansë për shumicë të re parlamentare, Mickoski me përgjigje se në koalicionin qeveritar “të gjithë janë të pakënaqur”.

“Në bisedat me mua, të gjithë atje janë të pakënaqur. Nuk e di kush është i kënaqur atje, madje ata në LSDM mes vete shprehin pakënaqësi. Koalicioni plastelinë, thashë. Ky koalicion ka vetëm pak javë për t’ua zgjatur jetën politike disa anëtarëve të kryesisë së LSDM-së dhe përpjekja e fundit e drejtuar nga Zoran Zaev për të shkatërruar atë që ka mbetur dhe që vlen në këtë atdheun tonë Maqedoni. Më vjen keq që edhe një javë do të duhet të dëshmojmë se çfarë do të na përgatisin Zoran Zaev dhe LSDM, por do të luftojmë me të gjitha mjetet demokratike që janë në dispozicion për të arritur sa më shpejt zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Mickoski.

Sa i përket posteve të reja ministrore pa dikaster, sipas Mickoskit, janë barrë me shpenzim të panevojshëm të buxhetit të shtetit, të cilin e mbushin ekonomia dhe qytetarët.

Lidhur me kërkesën e Alternativës për revizionin ndërkombëtar të disa procedurave gjyqësore, Mickoski tha se është joparimore të ketë marrëveshje politike për procedurat gjyqësore.

I pyetur nëse ka kundërshtar për zgjedhjen e liderit të VMRO DPMNE-së, Mickoski tha se nuk e di dhe nuk ka qenë i interesuar deri më tani. Kongresi i partisë do të mbahet të dielën në sallën sportive “Jane Sandanski” në Shkup.