Mickoski: Jam i bindur se VMRO-DPMNE do të fitojë në zgjedhjet parlamentare

Shkup, 28 qershor 2020 (MEDIAL) – Lideri i opozitës Hristijan Mickoski të premten shkurtimisht vizitoi MEDIAL-n ku në studion tonë e regjistruam video-intervistën në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mickoski në intervistën për MEDIAL-n flet për programin me të cilin koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja do të tentojë të fitojë edhe më shumë vota në zgjedhjet e radhës, për takimet me qytetarët me respektimin e masave për Kovid-19, për atë se si të rritet pjesëmarrja në zgjedhje, për fushatën dhe kripet që shkaktuan reagime në opinion, për koalicionet e mundshme…

Mickoski u shpreh i bindur se VMRO-DPMNE-ja do të fitojë në këto zgjedhje dhe se ai do të jetë mandator, duke bërë të ditur se numri i mandateve që do t’i fitojë koalicion do të varet nga pjesëmarrja e votuesve që në këtë moment është thuajse për 20 për qind më pak krahasuar me disa ciklet e fundit zgjedhore.

VMRO-DPMNE-ja tashmë e promovoi programin e saj. Fokusi, kryesisht, do të jetë në ekonominë. Cilat janë projektet kyçe me të cilat do të tentoni t’i tërhiqni votuesit?

Siç thatë edhe vetë, fokusi kryesor do të jenë në ekonominë meqë ajo që tani është realitet në Maqedoni praktikisht është një ekonomi e shkatërruar, ekonomi që i lë pa shpresë sipërmarrësit, biznesmenët, por edhe vetë qytetarët praktikisht të shtetit tonë për shkak se situata është më alarmuese. Jo për shkak se kjo është tani për shkak të kësaj pandemie që na ndodhi, gjithsesi kjo ndoshta ka ndikim të madh, por edhe për shkak të politikave të këqija në tre vitet e kaluara nga Qeveria e LSDM-së dhe nga kryesia e LSDM-së të kryesuar nga Zoran Zaevi. Në periudhën e kaluar, nëse e mbani mend, shpeshherë nga pak si me sheret kjo kryesi e LSDM-së dinte të na akuzojë se VMRO-DPMNE-ja nuk paska program, se VMRO-DPMNE-ja është paraqitur me flokula boshe, etj. ndërsa e patë, filloi fushata, ndërsa ne ende nga LSDM-ja nuk kemi promovim të programit dhe në fakt ne nuk e dimë se çfarë është ajo që LSDM-ja e ofron para qytetarëve. Për dallim prej tyre, ne dolëm më 360 faqe material. Kishim promovim në qytetin e konsujve në Manastir. Përafërsisht profesorët Sllavevski dhe Kedev, duke më përfshirë edhe mua kishin disa drejtime të caktuara se çfarë është përfshirë në vetë programin. Pse profesori Sllavevski dhe profesori Kedev? Për shkak se vlerësojmë në këtë moment duke marrë parasysh situatën në shtet, shëndetësia dhe ekonoMEDIAL janë disi në fokusin e qytetarëve dhe mendoj se ata kishin të tentim të suksesshëm që të sublimojnë shkurtimisht gjithë atë që është përfshirë në vetë programin. Për dallim prej nesh, ne nga LSDM-ja, nga Zoran Zaevi dhe kjo kryesi, nuk pamë ndonjë program. Dalin me flokula boshe, me narrativin e njëjtë sikur jemi pesë vite mbrapa në kohë, në vend se pesë vite pas asaj. Por, kjo është mënyra e tyre e udhëheqjes së fushatës. Ne kemi fushatë që është proaktive dhe fushatë që ka ofertë dhe e quajtëm “Projekti rindërtim”, që të ketë pak ja fije të inxhinierisë.

Sa mund t’u përgjigjet ky program nevojave reale të qytetarëve nëse, të supozoj, VMRO-DPMNE-ja formon Qeveri në të ardhmen? Sa mund t’u përgjigjet ky program nevojave reale? Vetë e përmendët se në çfarë situate gjendet vendi, dhe jo vetëm vendi, por Evropa, bota, në përgjithësi. Kërkohen transformime të mëdha të sistemeve.

Është përpiluar mësa rrënjësishëm. Juve ju kujtohet në periudhën e kaluar prej dy viteve e gjysmë, do të thosha. Ja para dy ditëve praktikisht kaluar 30 muaj qëkur jam zgjedhur kryetar i VMRO-DPMNE-së. Ne kemi shumë aksione kur bisedonim me qytetarët, ata ofronin disa sugjerime, propozime të caktuara, biseduam edhe me bashkësinë afariste, me odat ekonomike. Duke marrë parasysh kapacitetin e strukturave të partisë, komisionet partiake, por edhe një numër i madh i ekspertëve të cilët nuk janë të përcaktuar në aspektin partiak nga vendi dhe jashtë merrnin pjesë në përpilimin e këtij programi dhe gjëja e vetme që na ishte e rëndësishme është t’u përgjigjet nevojave të vërteta të qytetarëve në katër vitet e ardhshme, por të lë hapësirë edhe për vitet e ardhshme që do të vijojnë pas këtyre katër viteve, meqë deshëm të jetë më shumë me vizion, strategji dhe metodologji të qartë që të mos kemi më pas probleme në realizimin, të jetë kjo modulare, etapë pas etape, hap pas hapi dhe secili ta ketë të qartë dhe t’i ndjekim dhe jo vetëm ne, por edhe ju gazetarët të keni mundësinë t’i ndiqni hapat se si e realizojmë atë program. Për shkak se ja kaluar tre vite nga Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, unë me të vërtetë nuk di ndonjë llogaridhënie për këto tre vite se çfarë është punuar.  A ka dëgjuar dikush llogaridhënie për atë se ku janë shpenzuar ato thuajse 12 miliardë euro. Ne nuk kemi llogaridhënie për atë që është punuar në vitet e kaluara. Prandaj, deshëm që së pari t’ua lehtësojmë juve gazetarëve, t’ua lehtësojmë atyre që nesër do të ushtrojnë poste të rëndësishme shtetërore, por t’ua lehtësojmë edhe qytetarëve që të mund të ndjekin realizimin e këtij programi.

Cili është projekti i parë që do ta realizoni nëse VMRO-DPMNE-ja vjen në pushtet që do të rezultojë nga programi juaj dhe që realisht do të duhej t’i përgjigjet ndonjë nevoje të caktuar të qytetarëve?

Ja, do t’ju tregoj, së pari do të ketë shumë projekte që do t’i realizojmë në njëqind ditët e para, por projekti i parë do të jetë ato tre denarë akcizë që i miratoi LSDM-ja, menjëherë do t’i konvertojmë në denarë sportiv, një denar për sport, një denar për kulturë dhe një denar për arsimin. Gjëja e dytë që do ta bëjmë menjëherë, menjëherë në mënyrë të pakushtëzuar do ta anulojmë tatimin progresiv, e jo siç e bëri këtë LSDM-ja me prolongim dhe do të vendosim tatimin e sheshtë dhe menjëherë do të vijojë ulja e tij prej 10 në nëntë për qind në vitin 2021 dhe më tutje tetë për qind në vitin 2022. Do të anulojmë shumë gjëra që deri tani i bënte LSDM-ja, siç janë shpenzimet joproduktive, ato mjete buxhetore që në këtë moment shpenzohen për punësime partiake që janë tërësisht joproduktive dhe ja këtu ndoshta do të kishim përfshirë rishikimin e buxhetit, një set masash që do ta prekin shëndetësinë, arsimin… Me të vërtetë njëqind ditët e para do të jenë dinamike. Duam që përshtypja e parë të jetë e fuqishme, për shkak se ju nuk keni mundësinë e dytë për fillim nga e para. Nëse ju kërkoni justifikime se kanë punuar keq këta tre vite, e më pas të thoni se për shkak të asaj se ata kanë punuar keq ne tani nuk mund t’i zbatojmë politikat tona atëherë do të jemi të njëjtë si ata, do të jemi të njëjtë si këto 30 vite kënetë politike. Duam të jemi aventurë, diçka e re, të bëjmë novitet dhe të bëjmë menjëherë një hap të madh që në njëqind ditët e para. Përafërsisht e kemi situatën në dorë, çfarë ndodhë, cilat janë nevojat e gabuara, ku do të duhet të intervenohet, kështu që ja, do të jeni dëshmitarë të hapit serioz përpara.

Sfidë e madhe është pjesëmarrja në këto zgjedhje. Ishte edhe para Kovid 19, por gjithashtu tashmë po rritet kjo sfidë të them për të gjitha partitë politike, jo vetëm për VMRO-DPMNE-në. Si VMRO-DPMNE-ja do të tentojë të tërheqë votuesit, gjegjësisht qytetarët që të votojnë për ta, programin e tyre? Si do t’i animojë të papërcaktuarit më 15 korrik të dalin dhe thjeshtë të prononcohen? Ndoshta jo për ju, por për ndonjë parti politike.

Keni të drejtë, dakord jam me ju meqë potenciali te të papërcaktuarit, por edhe në përgjithësi te votuesit është diku përafërsisht 3:1 në drejtim të asaj se kjo Qeveri nuk e shpie Maqedoninë në drejtimin e duhur dhe se kjo Qeveri duhet të ndërrohet. Por, njëherësh, kjo nuk reflektohet në pyetjen nëse do të dilni të votoni në atë përmasa dhe po do të duhet praktikisht t’i animojmë votuesit, veçanërisht tani në këto kohëra sfiduese duke marrë parasysh situatën me Kovid 19 të dalin dhe të votojnë. Vlerësoj se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do t’i ndërmarrë të gjitha masat që procesi i zgjedhjeve të kalojë papenguar, e nga ana tjetër të jetë i mbrojtur shëndeti i votuesve. Ne në çdo paraqitje në ato tubime të vogla me qytetarët, u bëjmë thirrje qytetarëve se duhet të dilet, se është me rëndësi të dilet në numër sa është e mundshme më të madh. Ndonëse të jem i sinqertë sipas anketave në këtë moment pjesëmarrja do të lëvizte mes 45 për qind plus minus, ja pesë për qind, për dallim prej më parë kur ne kemi pasur zgjedhje kur pjesëmarrja nuk ka qenë nën 63, 64 po madje edhe nën 65 për qind. Pra, përafërsisht 20 për qind më pak. Por, mendoj se në ditët në vijim para nesh do të ketë mundësi që qytetarët të njoftohen më afër me programin që e ofrojmë. Vlerësoj se ai do të lërë përshtypje te ata dhe se ata atë ditë duke marrë parasysh situatën më 15 korrik do të dalin në mënyrë masive dhe do të mbështesin ofertën e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Për rindërtim të Maqedonisë”.

I përmendët vetë ngjarjet që i ironizuat, u bëni thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat për Kovid-19. Ju personalisht deklaruat se nuk do të hiqni dorë nga takimet me qytetarë, se do të keni takime të drejtpërdrejta me qytetarë duke i respektuar masat për Kovid-19. Por, ndërkohë jenë kritikuar nga oponentët tanë politik dhe qytetarë të caktuar. Gjithashtu, edhe parti të tjera politike ndërkohë mbajnë takime me qytetarë, ndërsa në fotografitë shikojmë se mbahet njëfarë distance. Z. Mickoski, çfarë nëse ndodhë të ketë një përhapje të caktuar të sëmundjes gjatë kësaj fushate dhe në zgjedhjet dhe çfarë nëse gishti, megjithatë drejtohet drejt juve?

Nuk mund të drejtohet drejt nesh, për shkak se ne paralajmëruam, lutëm në ato takime të liderëve që të mos e bëjnë atë që e bëjnë me forcë tani, që të ndodhin zgjedhje. Ne thoshim, hajde njerëz së pari ta mposhtim pandeminë, me të vërtetë ta mposhtim, jo siç dolën ky politikologu, pardon, infektologu Karaxhoski, Filipçe dhe Spasovski, por ta mposhtim në mënyrë të mirëfilltë, ashtu siç e bënë disa vende fqinje, e tek pastaj të shkojmë në zgjedhje. Atëherë nuk hasëm në mirëkuptim te Zoran Zaevi dhe LSDM-ja dhe ai thoshte se ne duhet të mësojmë të jetojmë me pandeminë, gjegjësisht se ai do të jetë i pranishëm edhe ashtu njerëzit do të humbin jetët e tyre. Përafërsisht ky ishte narrativi dhe kjo ishte retorika e LSDM-së dhe Zoran Zaevit. Varianti i dytë ishte që ta lëmë LSDM-në dhe Zoran Zaevin vetë të shkojnë në zgjedhje të fitojë një numër të deputetëve me të cili shumë gjëra të këqija do t’i ndodhin shtetit tonë duke marrë parasysh kapacitetin e këtyre njerëzve. Prandaj vendosëm duke marrë parasysh sfidën që është para nesh të dalim dhe t’i fitojmë dhe këtë edhe do ta bëjmë. Ne kemi tubime më të vogla me qytetarët, nuk organizojmë mitingje. Siç thamë u përmbahemi përafërsisht atyre rekomandimeve që ishin 50 deri 100 njerëz, tubime të vogla me qytetarë. Nuk organizojmë prani masive, thjeshtë e paralajmërojmë praninë time dhe praninë e kandidatëve tjerë për deputetë në vende të caktuara. Qytetarët vendosin që të na bashkëngjiten në mënyrë masive. Tani ne nuk mund t’i masim dhe t’u themi mos ejani kur ata vendosin të dalin dhe të japin mbështetje masive madje edhe në ato t’i quaj mitingje të vogla, ato tubime të vogla. Dhe mendoj se deri tani ajo që është deri te ne si politikanë ne këtë e bëjmë, gjegjësisht mundohemi t’i respektojmë masat, mundohemi t’u bëjmë thirrje qytetarëve. Ja, shfrytëzoj këtë mundësi të bëj thirrje që të respektohen masat. Në fakt edhe unë e ndjeva në lëkurën time gjithë këtë meqë nëna ime në këtë moment lufton për ta mposhtur virusin.

Në çfarë gjendje është, si është nëna Juaj?

Po mund të them se praktikisht shpresoj se është prapa nesh. Ndryshe, nuk ishte kaq e thjeshtë disa ditë më parë, por shpresoj se momenti kritik është pas nesh dhe jemi duke luftuar, ja, përkundër fushatës, luftojmë si familje për të mposhtur sa është e mundshme më lehtë këtë sëmundje. Ndryshe, si politikanë mendoj se duhet të jemi të përgjegjshëm ndaj qytetarëve, të bëjmë thirrje për respektimin e masave. Ne jemi parti popullore, ne jemi me qytetarët. Ne nuk mund të zhvillojmë fushatë prapa monitorit ose prapa televizorit. Është normale se do të dalim. Në kushte kur Qeveria me dekret intervenoi në përfaqësimin e mediave në pesë më 12, në 24 orë e pesë minuta para fillimit të fushatës, vegla e vetme që na mbetet është të dalim dhe të mundemi kështu siç ju shikoj juve ballë për ballë, në distancë të duhur, të mbrojtur ta prezantojmë programin tonë.

Si e vlerësoni fushatën në këtë tre ditë. Ka lajme të rrejshme, propagandë, mes tjerash edhe VMRO-DPMNE-në e akuzojnë edhe për lajme të rrejshme edhe për shpërndarje të informacioneve të pasakta. Si e vlerësoni fushatën dhe çfarë pritni?

Agregatori kryesor i lajmeve të rrejshme është vendosur në selinë e LSDM-së, por unë nuk do të me këtë tani. Shumicës së qytetarëve u është e njohur, edhe kush është kreator edhe si është kreator. Ne mundohemi të prezantojmë programin tonë, projektet tona, politikat tona para qytetarëve. Në fjalimet e MEDIAL hyrëse që përafërsisht zgjatën mes 20 dhe 25 minuta mundohem t’i përkujtoj qytetarët në atë që ka ndodhur në tre vitet e kaluara. Në pjesën e dytë mundohem të prezantoj një pjesë të projekteve që janë me specifikë për një vend të caktuar, në përgjithësi se cilat do të jenë drejtimet në të cilat do të lëvizim në periudhën e ardhshme dhe në fund përfundoj me thirrje që të dilet dhe të votohet dhe të respektohen masat dhe dëshiroj shëndet të mirë. Përafërsisht ky është folklori që është i pranishëm në takimet tona të vogla me qytetarët.

Cili është komenti juaj ndaj bisedës që ishte publikuar në të cilin tregohet se jeni takuar me Orce Kamçevin derisa ka qenë nën masa parahetuese?

Kjo është po ajo e njëjta që tashmë ishte publikuar. Supozoj se ka edhe një pjesë që nuk besoj se u konvenon ta publikojnë. Edhe kjo është ajo që doli. Aty nuk ka asgjë kriminale, nuk ka asgjë inkriminuese. Ja, epshe të ulëta, një bisedë private. Po, kam qenë në spital, ja edhe këtyre ditëve shkoj në spital, të mos mundohen të lëshojnë biseda meqë atje është nëna ime, e vizitoj, kështu që le të regjistrojnë ata, le të përcjellin. Unë këtë e kam thënë në të kaluarën, jam cak i përcjelljes, i regjistrimit… praktikisht jam trofe për disa struktura të caktuara kështu që nuk kam çfarë të shtoj. E gjithë ajo që është sundim inkriminues dhe kriminal, kundërligjor, siç mund të shihnim në disa biseda dhe videoregjistrime të tjera, mendoj se duhet të inkurajohen prokurorët dhe gjykatësit për të vepruar për atë ku ka indikacione të bazuara për krim të kryer. Çudi, kjo vjen një ditë pas atij kërcënimi që e mori një avokat për klientin e tij… Dukovski i cili publikisht tha se i janë kërcënuar se do ta likuidojnë klientin e tij nëse flet më shumë. Ajo që qarkullon nëpër korridore në Prokurorinë është se klienti i tij, e ky është Bojan Jovanovski ka parashtruar disa dhjetëra kallëzime penale kundër strukturave të pushtetit dhe ka dorëzuar dëshmi që janë dyshime të bazuara për krim të kryer serioz prej më së larti e deri më poshtë sipas vertikales. Nuk kam çfarë të shtoj.

Ka shumë reagime, pozitive dhe negative, dhe ka dominuese negative nga një grup i caktuar i qytetarëve lidhur me klipin tuaj të parë me njerëz gungaç. Ndërkohë doli edhe një klip tjetër me vajzën, me siguri në ditët në vijim do të dilni me klipe të reja. A është përllogaritur rreziku z. Mickoski që të dilni me klipe të këtilla në fushatë? 

Realiteti është i vështirë, i mundimshëm. Është nënçmues realiteti në të cilin jetojnë qytetarët maqedonas dhe në fakt ky është citat, ndoshta premtimi i vetë i Zoran Zaevit që e ka përmbushur qëkur funksionon në skenën politike, e kjo është se duhet ta përkulim kurrizin nga viti 2008. Po, është vështirë kur do të përballeni me realitetin dhe kjo nuk ju bën njeri më të mirë nëse ikni nga ky realitet.

Por, mund të përballeni me humbje të votave me këto klipe. Prandaj ju pyeta nëse e keni përllogaritur rrezikun kur vendosët të lëshoni klipe të këtilla dhe fushatë të këtillë që përfundimisht është sfiduese? 

Këtë do ta shohim më 15 korrik, nëse do të përballemi me humbje të votave ose nga ana tjetër, nuk do të përballemi por do të fitojmë vota. Ndryshe, por unë i kuptoj edhe LSDM-në dhe Zoran Zaevin, është e vështirë dhe e mundimshme të shikohet ajo që e kanë bërë në tre vitet e fundit, por prandaj jemi këtu për të ofruar alternative praktike ndaj asaj që e bëri LSDM-ja në tre vitet e fundit me të gjitha ato nënçmime, gënjeshtra, të pavërteta, konstruksione, krim, korrupsione, Lui Viton çanta, tras, tras aktgjykime. Shikojmë atje se si një ish-funksional i Qeverisë së kryesuar nga LSDM-ja duke renditur grumbuj parash rendit lirshëm në çantë. Kjo është ajo që është e vështirë të shihet dhe në këtë humben vota, e përndryshe ky është realiteti që na e paralajmëroi Zoran Zaevi, se duhet ta përkulim kurrizin. Por, fatmirësisht, qytetarët nuk duhet të humbin shpresën. Ka alternativë dhe kurrizi i përkulur do të mbetet vetëm në kujtesë në bazë të kohës së Zoran Zaevit. Në të ardhmen do të kemi ngritur kokën lartë me krenari.

Si reflektohet shkurtimi i parave të partive politike në punën e VMRO-DPMNE-së? Supozoj se ky vendim që është marrë, është marrë në njëfarë marrëveshje mes partive politike, por si reflektohet kjo në punën e VMRO-DPMNE-së?

Shikoni kjo është rezultat i shkurtimit të mjeteve si rezultat i masave të krizës. Ne e mbështetëm këtë. Ministri ynë teknik i Punëve të Brendshme votoi gjatë seancës qeveritare kështu që qëndrimin tonë lidhur me këtë çështje e kemi shprehur shumë herë në të kaluarën.

Si reflektohet kjo në punën e VMRO-DPMNE-së? 

Reflektohet rëndë në punën meqë ne nuk kemi Lui Viton valixhe, nuk kemi grumbuj parash që vihen në çanta. Ne nuk kemi në shoqërinë tonë avokatë me gjashtë milionë euro që kërkojnë ryshfet. Ne nuk kemi euro për euro për vëllezërit dhe motrat tona, kështu që reflektohet shumë rëndë edhe me këtë do të gjendemi dhe do t’i mposhtim. Do të shfrytëzoj këtë moment për të dërguar një porosi. Ne kemi pasuri të ngrirë, në mënyrë të paligjshme, nga ajo PSP-ja e shkatërruar, Lui Viton PSP ku ndaheshin qindra mijë euro për honorarë mes prokurorëve etj., ku çanta Prada e prokurorëve ishte përditshmëri, na është shkurtuar financimi politik në më paj se tridhjetë për qind, përndjekje politike, sulm i përditshëm ndaj aktivistëve, ndaj simpatizuesve, thjeshtë intervenim me dekret qeveritar dhe keqpërdorim të gjendjes së jashtëzakonshme thjeshtë një ditë para fillimit të fushatës…E gjithë kjo. Ne u mësuam në zgjedhjet presidenciale dhe atëherë fituam 380.000 vota. Atëherë të gjithë të tjerët fituan 420.000 vota. Tani do të përjetojnë debakël, me gjithë këtë, me të gjitha konstruksionet, me të gjitha presionet, me gjithë këtë që janë duke e bërë, meqë këtë ata e bëjnë për shkak se nuk besojnë se munden, për shkak se janë të frikësuar. Një njeri që beson, që e di se shkel fortë nuk ka nevojë për gjëra të këtilla. Ai del në terren dhe fiton. Kështu kam bërë në jetë, kështu do të bëj edhe këtë herë.

BDI-ja e filloi fushatën me idenë për kryeministër shqiptar. Sa vota mund të marrë BDI-ja me këtë ide, si e vlerësoni dhe cilat janë komentet tuaja dhe si e vlerësoni propozimin e tyre për Ziberin si kryeministër?

Më falni, unë nuk kam mendim të lartë për zgjidhjen kadrovike që e ofruan. Ndoshta pak e devalvuar këtë idenë e tyre fillestare supozoj meqë prisja një qasje paksa më serioze dhe njeri që ka pak më shumë kredibilitet personal. Ata udhëhiqen prej disa analizave të brendshme partiake.

Cilat janë vlerësimet tuaja, sa mandate mund të marrë BDI-ja dhe blloku shqiptar me këtë ide? 

Unë nuk e di se cilat janë vlerësimet e tyre, por ajo që unë e shoh nga anketat, pjesëmarrja në mesin e shqiptarëve ndoshta do të jetë më e vogël, krahasuar me të tjerët dhe ajo gjithsesi do të varet nga pjesëmarrja e përgjithshme, por nuk pres që të tejkalojë shifrën prej gjithsej ndërmjet 170.000 dhe 190.000 deri 200.000 votues. Këtu ka më shumë opsione, në mesin e të cilave BDI-ja, këtu është edhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, PDSH, LSDM me koalicionin e tyre Besa. Si do ta ndajnë këtë nuk e di. Ka më shumë anketa, në disa në epërsi është BDI-ja, në tjerat avancon Alternativa dhe Aleanca, kështu që varësisht nga pjesëmarrja asht do të jetë edhe rezultati.

A do të bënte VMRO-DPMNE-ja koalicion me BDI-në? 

VMRO-DPMNE-ja do të bëjë koalicion me secili subjekt politik me të cilin do të kemi sukses në arritjen e marrëveshjes në nivel të programit. Dhe këtë e kemi thënë.

Të përkujtoj vetëm se Talat Xhaferi në konferencën për media javën e kaluar kërkoi që deputetët e partive shqiptare të mbështesin shumicën në Kuvend që do të mbështetë kryeministër shqiptar.  A do të bëni edhe në rast të tillë koalicion me BDI-në?  

Shikoni, përvoja ime në politik dhe në jetë thotë se asnjëherë mos thuaj asnjëherë, kështu që atë që e ka thënë z. Talat Xhaferi, supozoj se e ka thënë në një dalldi nacional-romantike, por ajo që unë mund ta them është se udhëhiqem nga pragma dhe realizmi është se mandator i Qeverisë është ai që fiton besimin e qytetarëve. Është fakt se në të kaluarën fitoi VMRO-DPMNE-ja në vitin 2016. Shumica e qytetarëve në atë moment votuan për VMRO-DPMNE-në, por gjithashtu është fakt se në atë moment VMRO-DPMNE-ja nuk arriti të mbledhë shumicën në Parlament. U formua një shumicë e re, që do të thotë se u krijua një parim i ri. Nëse e shkelni parimin që funksionon dhe sjellë rezultate atëherë ai mund të shkaktojë probleme. Atëherë unë do të isha kthyer në atë parim nga e kaluara, e ai është se partia që do të marrë më së shumti vota dhe do të marrë më së shumti nga qytetarët është ajo që duhet ta marrë mandatin e presidentit. Unë jam i bindur se VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni “Për rindërtimin e Maqedonisë” do të jenë fitues serioz në këto zgjedhje që do të mbahen më 15 korrik dhe shpresoj se presidenti Pendarovski do t’ia japë mandatin koalicionit fitues. Kandidat për mandator të koalicionit fitues jam unë.

Çfarë do të thotë kjo në numër të votave dhe mandate z. Mickoski? 

Sërish është jo falënderuese, varet nga pjesëmarrja. Tani mund të themi se do të kemi pjesëmarrje të themi të më shumë se një milionë qytetarëve, atëherë mandati do të vlente 7-8000 vota. Nëse themi se pjesëmarrja do të jetë 750 – 800.000 qytetarë, atëherë mandati do të vlente 3.500 – 4.000 – 5.000 vota. Varet nga pjesëmarrja matematikisht. Por, në përgjithësi jam i bindur praktikisht në fitoren e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për rindërtimin e Maqedonisë”.

A mbeteni në qëndrimin se do të rishikoni Marrëveshjen e Prespësë dhe cilat janë planet tuaja në raport me politikën e jashtme?

Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së lidhur me Marrëveshjen e Prespës e kemi thënë shumë herë në të kaluarën dhe këtu nuk kemi kurrfarë lëvizje as në kuptimin pozitiv, e as në atë negativ. Më shumë se njëqind herë unë personalisht, përfaqësues të partisë e kanë përsëritur. Ndryshe, sa u përket eurointegrimeve unë jam i bindur në kapacitetet e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së dhe potencialin kadrovik dhe ai është shumë, shumë më i fuqishëm sesa ai që e ofron konkurrenti ynë politik.

Cila është porosia juaj drejtuar qytetarëve? 

Porosia ime drejtuar qytetarëve është që së pari të mbrohen për shkak se koha është me të vërtetë sfiduese duke marrë parasysh se ende këta njerëz që gjenden në “Ilindenska nr.2” dhe njerëzit që krijojnë politika ashtu siç i krijojnë meqë ato politika nuk i mbrojnë qytetarët. Dhe ajo që si porosi sekondare dua t’ua dërgoj meqë shëndeti është parësor, ta ruajnë, ta mbrojnë, për shkak se vetëm një njeri i shëndosh mund të krijojë në jetë dhe si porosi sekondare është që të dalin në mënyrë masive duke i respektuar masat që do t’i ndërmarrë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, të dalin në mënyrë masive dhe të mposhtim atë që na ndodhi në tri vitet e fundit meqë vetëm në atë mënyrë mund ta ndërtojmë Maqedoninë ashtu siç e ëndërrojmë dhe duam. Në të kundërtën, sërish do të kemi kurriz të përkulur, sërish do të kemi disfata, krim, korrupsion, çanta Lui Viton, etj.

Elizabeta Veljanovska Najdeska

Foto: Frosina Naskoviq

Video: Asllan Vishko