MICHELLE OBAMA, gruaja më e admiruar e botës

në kategorine Lajme/Stardust

Për disa, ajo është “Zonja e Parë e Përjetshme”, por për të gjithë botën, Michelle Obama është më e admiruara, sipas një sondazhi të kohëve të fundit nga YouGov.com, që intervistoi 42 000 persona në 41 vende, transmeton ATSH raportimet.

Zonja Obama ka kaluar edhe mikeshën e saj, Oprah Winfrey, e cila përfundoi e dyta.

Aktorja dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, Angelina Jolie, u rendit në vendin e tretë ndërsa mbretëresha Elizabeth II ishte e katërta në listë.

Ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, u rendit e teta në klasifikim, ndërsa diva e popit Madonna u klasifikua e 11-ta, ndërsa zonja Melania u rendit e 19-ta nga 20 të tilla.

Ndërkohë, në listën e burrave më të admiruar, renditet miliarderi Bill Gates, i dyti ish-presidenti Barack Obama, ndërsa aktori ndërkombëtar Jackie Chan mbetet në vendin e tretë/DPA.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.