Meta ktheu “Rinasin”, Balluku: Presidencën e kemi njoftuar me shkresë zyrtare

Pas kthimit në Kuvend të dekretit të ligjit që ndryshon marrëveshjen e koncensionit për Aeroportin “Nënë Tereza”, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përmes një interviste të dhënë për Klan News ka komentuar se dikasteri që ajo drejton ka kryer gjithe detyrën dhe i janë përgjigjur presidencës me shkresë për këtë çështje.

Sipas saj, bëhet fjalë për një çështje ku vendimmarrja i takon parlamentit.

 “Kemi mbajtur qëndrimin tonë si Ministri e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kemi dhënë të gjitha përgjigjet tona, i jemi përgjigjur edhe presidencës me shkresë sipas kërkesës së tyre. Kemi kryer gjithë detyrën si Ministri. Kjo çështje ka të bëjë me parlamentin dhe është vendimarrje e parlamentit që do shihet të hënën,” është shprehur ajo.