Mësimdhënësja nga Llausha: Kam pritur 6 muaj për 20 marka, por nuk hoqa dorë së edukuari nxënësit
Duke marrë shkas nga festa e 7 marsit, ditës së mësuesit, edicioni i së hënës në LIBERO iu kushtua pikërisht mësuesve, arsimtarëve, profesorëve dhe të gjithë punonjësve të arsimit, të cilët i qëndruan besnikë profesionit të tyre dhe nuk e braktisën as në një periudhë shumë të vështirë, siç ishin vitet e 90-ta në Kosovë.
Lidhur me këtë, mësimdhënësja Florie Recaj ka folur për përkushtimin e saj dhe të gjithë mësimdhënësve në edukimin e nxënëseve, gjatë dekadës më të vështira të arsimit në Kosovë.
“Gjatë kohës kur na larguan nga institucionet shkollore, unë punoja në Llaushë të Skenderajt, në fillim të punës kam pritur gjashtë muaj për një pagë që është dhënë nga kontributet e prindërve. Pagat nga pushtuesit ishin të ndaluara andaj kam pritur gjashtë muaj për 20 marka, ”tha mësimdhënësja.
Gjatë emisionit të ftuarit ndanë edhe shumë eksperienca të tjera rrëqethëse që kishin kaluar gjatë kontributit të tyre në arsim./atvlive/
Për të ndjekur emisionin e plotë klikoni linkun:

