Merr fund kalvari, rektori Mynyr Koni firmos diplomat mastër të Ekonomikut

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni firmos diplomat e masterit të fakultetit të Ekonomisë.

Janë 315 diploma e masterit të cilat ishin të pa firmosura dhe që zvarriteshin për më shumë se një viti.

Kjo bëri që studentët të ngriheshin në protestë, madje ata kërcënuar se do ta çonin çështjen edhe në gjykatë.

Mos firmosja e diplomave erdhi si pasojë e një konflikti mes rektorit të Universitetit të Tiranës në fjalë dhe dekanit të Fakultetit Ekonomik Dhori Kyle.

Më herët ministria e Arsimit kishte urdhëruar lëshimin e menjëhershëm të diplomave të studentëve, por për shkak të përplasjeve mes rektorit të UT dhe dekanit të Fakultetit Ekonomik gjithçka mbeti pezull.