Menuja ushqimore e partive politike shqiptare, petulla të fërguara në ujë apo dhe të pafërguara fare

Ushqimi është një prej faktorëve kryesorë dhe shumë të rëndësishëm që njeriu të ketë shëndet të mirë dhe të mund të jetojë më gjatë. Ushqimi i mirë dhe i shijshëm ndikon mbi jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës së njerëzve. Njerëzit që hanë ushqi jocilsor dhe me më pak kalori dhe shije kanë shëndet më të dobët dhe jetë më të shkurtër, e njerëzit që hanë ushqim më të shijshëm dhe më cilësor ata kanë shëndet më të mirë por edhe jeta e tyre është më e gjatë dhe më cilësore.

Njerëzit për të pasur ushqim atyre u duhet një njeri apo më shumë njerëz për tua përgatitur atë ushqimin që e hanë njerëzit. Ata njerëz që e sigurojnë ushqimin në familje dhe në shoqëri quhen furnizues ushqimesh ndërsa ata që e përgatisin dhe e servojnë ushqimin njihen me emrin guzhinier. Në jetë njeriu ballafaqohet me guzhinierin e parë e ai person në të gjitha rastet dhe situatat është Nëna.

Në aspekt teorik dhe praktik Nënat janë guzhinieret më të mirat dhe më fantastiket në botë. Ska fëmijë që nuk i lëvdrojnë nënat e tyre për aftësitë dhe shkathtësitë e gatimit si dhe për cilësitë e ushqimit që e përgatisin dhe e servojnë në tryezë ato. Edhe pse kjo nuk vlenë për të gjitha nënat sepse në jetën reale ka edhe nëna që nuk dinë tu përgatisin ushqim jo vetëm fëmijëve por edhe vetvetes së tyre. Gatimi është mjeshtri e cila përsoset me kalimin e kohës dhe i cili pas një kohe të gjatë ajo shëndrrohet në shkathtësi. Në jetën e përditshme njerëzit nuk hanë ushqim vetëmse në shtëpitë e tyre por ata hanë ushqim edhe kur dalin jashta ambienteve jetësore të shtëpive të tyre. Në kohërat e lashta ka pasur lokale ku njerëzit kanë mundur të hanë ushqim kur kanë dalur jashta shtëpve të tyre. Në ato kohë lokalet ku njerëzit janë furnizuar me ushqime fillimisht janë quajtur guzhina e më vonë ato me zhargonin më të ri njihen edhe si Restaurante.

Njeriu përveq ushqimit real ushqehet edhe me ushqim fiktive apo të imagjinuara. Njeriut ushqimi i imagjinuar më parë dhe tani më shpesh i servohet nga ana e Politikës. Guzhina të ushqimit politik janë selitë e subjekteve që merren me politikë apo ato që ne më së shpeshti i njohim si Parti politike. Mirëpo edhe pse njerëzve u premtohet ushqim me boll-llëk nga ana e Partive politike megjithatë shumica e njerëzve si pasojë e politikave jo të sincerta, joreale dhe të këqija ndodh që një shumicë e konsiderueshme e tyre të ngelin tepër të uritur. Shembull tipik i kësaj që e thashë më lartë jemi ne shqiptarët në relacionin: Tetovë-Tiranë-Prishtinë. Nëse i shohim menytë e ushqimeve të premtuara dhe të servuara për qytetarët nga guzhinat e Partive politike të krijohet përshtypja se njerëzit nuk duhet të brengosen fare sepse subjektet politike atyre u kanë siguruar ushqim të shumtë të bollshëm dhe të domosdoshëm për një shekull të tërë e kur tu afrohesh tavolinave të guzhinave të Partive e sheh se fatkeqsisht nuk ka ushqim as për ta mbajtur shpirtin e njerëzve në jetë për dy tre ditët në vijim.

Tjetër janë premtimet e shumta dhe krejt tjetër është realiteti me furnizimet apo me realizimet. Premtimet e Partive politike për tu siguruar ushqim qytetarëve janë njëqind përqind por realizimet nga ana e Partive politike janë pak mbi nivelin dy apo dhe tre përqind. Ky është realiteti kur flasim për Premtimet dhe krejt tjerër është realiteti kur flasim për realizimet e politikave nga ana e Partive politike shqiptare.

Pra politikanët shqiptar janë shumë të aftë dhe të shkathët vetëmse kur premtojnë por janë jo të shkathët dhe shumë të pa-aftë apo edhe të pavullnetshëm kur duhet që premtimet e stërtepruara të tyre ti realizojnë në praktikë. Në ish sistemin e mëparshëm Komunist apo më vonë edhe socialist shqiptarët në trojet e tyre ishin njerëzit më të uritur si në guzhinat familjare ashtu edhe në ato poltitike.

Kjo situatë ishte kështu përshkak të diskriminimit të skajshëm dhe shtypjes së tyre të stërtepruar nga ana e autoriteteve të atëhershme politike. Kur jemi te ushqimet si të atyre që dilnin nga guzhinat familjare por edhe nga ato politike atëher ushqimi ishte i numëruar por edhe i planifikuar sepse ashtu vepronte ish sistemi komunist me çdo sferë të jetës shoqërore. Atë kohë vetë autoritetet politike vendosnin se çfar do të përgatitej dhe çfar do tu servohej shqiptarëve nëpër tryezat e guzhinave jo vetëmse të shtëpive por edhe nëpër ato politike. Recetë më e shpeshtë që përgatiej dhe u servoheshte qytetarëve ishin Komunizimi dhe Socializmi.

Me rrënimin e ish sistemit komunist te të gjithë njerëzit lindi shpresa se tani e tutje askush nuk do të mund ti lerë të pa ushqim apo të uritur nëpër guzhinat si shtëpiake por edhe te ato politike. Por realiteti e dëshmoi dhe po vazhdon ta vërtetoj të kundërtën. Edhe sot e kësaj dite nga ngadhnjimi i sistemit Demokratik Pluralist njerëzit nëpër guzhinat politike vazhdojnë të jenë anoreksik apo shumë të uritur. Kjo po ndodh sërish për faktin se Partitë politike konform praktikës dhe traditës së Partive të ish sistemit Komunist sërish shumë më shumë premtojnë sesa që po i realizojnë premtimet e dhëna. Pra në aspekt imagjinar guzhinat e partive politike vazhdojnë akoma të jenë të stërmbushura me plot ushqime-lexo me premtime e në realitet ato janë tepër të zbrazura për ti ushqyer të gjithë qytetarër aq sa ju duhet ushqim atyre- lexo për ti realizuar projektet apo gjërat e shumta që premtohen. Kur jemi te ushqimi i shqiptarëve nëse i lëmë anash premtimet dhe gënjeshtrat e Partive politike që janë të stërtepruara qytetarët shqiptar janë shumë të uritur saqë po u afrove afër tyre mund ta dëgjosh zhurmën e zorrëve të uritura të shqiptarëve. Apo duhet thënë se uria nga ushqimi i premtuar nga guzhinat e Partive politike është zhgënjimi më i madh i tyre nga realizimi shumë simbolik i gjërave të premtuara në tryezat politike partiake. Në to jo që nuk ka ushqim të bollshëm dhe të llojllojshëm dhe cilësor por ato fatkeqsisht u takon një grupacioni të caktuar njerëzish të cilët përher janë të ngopur në krahasim me shumicën e qytetarëve shqiptar që janë shumë aoi dhe tepër të uritur.

Thuhet se nikoqiri i keq apo dhe prindi i keq anëtarët e familjes së tij shpesh i lë shumë të uritur. Sot në menytë e Partive politike shqiptare reçeta më të preferura që shumë shpesh premtohen por asnjëher nuk servohen janë. Liria,Drejtësia,Barazia, Pluralizmi dhe Demokracia. Por në vend të tyre kemi shumë gjëra të tjera apo të kundërta që realisht janë servuar dhe servohen në afat kohor 30 vjeqar.

Gjatë këtyre viteve të funkcionimit të Partive politike shqiptare qytetarët shqiptarë në tryezat e guzhinave të Partive politike shqiptare janë ushqyer kryesisht me petulla të fërguara jo në vaj por në ujë. Kështu kur i referohemi Partive politike që kanë vepruar dhe veprojnë edhe sot e kësaj dite këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke filluar prej Partisë së Prosperitetit Demokratik- PPD e deri te Partia Demokratike shqiptare-PDSH shqiptarët nëpër guzhinat e dy Partive politike janë ushqyer kryesisht me Petulla dhe atë jo të fërguara me vaj por kryesisht me ujë.

Pas dymbëdhjetë vitsh kur në skenën politike këtu në Maqedoni erdhi Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI nuk u ndryshua menyja por vetëmse u ndryshua mënyra e përgatitjes së Petullave kështu derisa dy Partitë e mëparshme i fërgonin petullat që ua servonin qytetarëve shqiptar në ujë BDI filloi që petullat ti përgatis dhe ti servoj si brum të gjallë apo të pafërguar fare. Ata njerëz që e kanë provuar një specialitet të tillë e dinë shumë mirë se brumi i pafërguar ka shije katastrofike dhe i njëjti atij që aksidentalisht e hanë si të tillë mund tia zë frymën sepse i njëjti vështirë përtypet dhe përbihet.