Memeti: Gjendja me Covid-19 është stabile

Kemi ulje të rasteve pozitive dhe të viktimave nga Covid-19, tregon drejtori i Instituti të Shëndetit Publik Shaban Memeti. Ai apelon për respektim të masave preventive kundër Covid-19.

“Situata në Maqedoninë e Veriut në regjion dhe më gjerë, kemi një ulje të rasteve pozitive me Covid-19, sigurisht nënkupton edhe ulje të vdekshmërisë. Respektohen masat preventive kundër Covidit, bëjmë vaksinimin masiv të qytetarëve dhe shpresojmë se gjatë kësaj periudhe nuk do të kemi rritje të rasteve pozitive. Por mbetet rekomandimi që masat duhet respektuar”, tha Shaban Memeti – Drejtor i Instituti për Shëndet Publik.