Meksikë: 15 të vrarë për shkak të ndërtimit të një parku me erë

Meksiko Siti, 23 qershor 2020 (MEDIAL) – Në qytetin meksikan San Mateo humbën jetën 15 persona në një përballje të përgjakshme të dy grupeve të qytetarëve, që ishin në kundërshtim rreth projektit për ndërtim të parkut me erë.

Autoritetet bënë të ditur se incidenti kishte ndodhur të dielën, në të cilin janë vrarë dy gra dhe 13 burra.

Sipas njërit nga kundërshtarët e mbijetuar në ndërtimin e parkut me erë, grupi i cili e mbështet këtë projekt i kishte pritur në pikën kontrolluese për virus korona dhe ndaj tyre kishte hapur zjarr, pas çka kishin vazhduar që t’i vrasin me gurë dhe blloqe të betonit.

Prokuroria rajonale konfirmoi se kanë humbur jetën 15 persona dhe se katër inspektorë e udhëheqin rastin, përderisa në vendin e ngjarjes janë shpërndarë 80 policë dhe 39 pjesëtarë të gardës kombëtare.

Kundërshtarët e ndërtimit të parkut me erë, kryesisht banorë të vjetër, thonë se ky projekt do ta përkeqësonte mënyrën e tyre të jetës, peshkimit, bujqësisë dhe vendeve të shenjta. fc/