Mediumi zviceran: Baseli po lufton për Edon Zhegrovën

Mediumi “4-4-2.ch” ka shkruar një artikull për futbollistin kosovar, Edon Zhegrovën.

Në këtë artikull është treguar mundësia e Zhegrovës që të qëndrojë te skuadra e Baselit.

Zhegrova mendohet se është zhvilluar pozitivisht te Baseli ku ka arritur të shënojë dy gola e të bëjë tri asistime.

Futbollistit do t’i mbarojë koha e huazimit në fund të muajit qershor dhe futbollisti kosovar ka shprehur dëshirën që të qëndrojë te skuadra zvicerane.

Mirëpo për Zhegrovën po ashtu raportohet se ka interesim edhe nga skuadra tjera.