Mediat greke raportojnë se është vrarë Orhan Bajrami, ndërsa është plagosur Sead Slezovic
Hanioti, 15 korrik – Orhan Bajrami vdiq nga plagët e marra, ndërsa Sead Slezovic u dërgua në spitalin e qytetit Poligiros, përcjell zhurnal.mk.
Një pjesë e mediave greke bën të ditur se viktima të sulmit të ndodhur herët në mëngjes rreth orës 3 të mëngjesit në Hanioti janë 39-vjeçari Bajrami dhe shoku i tij 45-vjeçar Slezovic. Ka dy versione për ngjarjet – njëra është se persona të maskuar kanë hyrë në banesën e tyre dhe tjetra është se janë takuar në hyrje, gjatë së cilës janë qëlluar njëzet plumba në drejtim të tyre, përcjell zhurnal.mk.
Bajrami u shpall i vdekur dhe Slezovic u transferua në spitalin në Poligiros. Termi i përdorur nga mediat greke për të përshkruar ngjarjen është “ekzekutim”.

