Më shumë se 60 persona ende rezultojnë të zhdukur në Bejrut pas shpërthimit

Bejrut, 8 gusht 2020 (MEDIAL) – Më shumë se 60 persona rezultojnë ende të zhdukur në Bejrut, katër ditë pas shpërthimit në port, ku e humbën jetën më shumë se 150 persona, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë libaneze të Shëndetësisë.

Ai precizoi se kishte 154 vdekje, ndërsa identiteti i 25 prej tyre nuk është përcaktuar ende.

Sipas të dhënave të djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë, të paktën 120 nga 5.000 të lënduarit janë në gjendje kritike. mb/