Me receta elektronike janë lëshuar 95 për qind e ilaçeve dy muajt e fundit

Shkup, 26 qershor 2020 (MEDIAL) – Nëntëdhjetë e pesë për qind e gjithsej recetave të përshkruara në dy muajt e fundit janë lëshuar në mënyrë elektronike, gjegjësisht 95 për qind e ilaçeve u janë dhënë pacientëve pa recetë në letër, tha sot në një konferencë për shtyp ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.

Me Projektin për receta elektronike, tashmë dy muaj përshkrimi dhe lëshimi i ilaçeve është realizuar pa përdorimin e letrës dhe vizitë fizike te mjeku i familjes, dhe përmes tij deri më tani janë krijuar mbi tre milionë receta për terapi kronike akute.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën për shtyp theksoi se është treguar se ishte një model dhe projekt i shkëlqyeshëm për recetë elektronike, i cili filloi para krizës me Kovid-19 dhe me qëllim që të shmanget ardhja e panevojshme e pacientëve, sidomos e atyre me sëmundje kronikë si te mjeku i familjes ashtu edhe në farmaci.

Theksoi se ishte kriza që e vërtetoi këtë, sepse ata që më së shumti duan të mbrojnë pacientët me sëmundje kronike në këtë situatë, tani e shmangin  shkuarjen e panevojshëm në klinikat mjekësore. Sistemi, theksoi ministri, deri më tani ka rezultuar i suksesshëm dhe që prej 1 majit, përmes tij janë krijuar mbi tre milionë receta për terapi akute kronike.

“Me këtë, kemi arritur një nga qëllimet tona, ndërsa kjo është përmes politikave të vërteta shëndetësore, ne jemi duke forcuar këtë segment të sistemit të shëndetit publik. Në këtë drejtim, të gjitha masat dhe projektet që ne i zbatojmë për të përmirësuar jetën dhe shëndetin e pacientëve, por edhe modernizimin ose dixhitalizimin në shëndetësi kanë për qëllim përmirësimin, shërbimet moderne shëndetësore për qytetarët, përmirësimin e kushteve dhe optimizimin e punës së profesionistëve shëndetësorë”, shtoi Filipçe.

Siç sqaroi Mançevski, sistemi i ri është shumë i thjeshtë për t’u përdorur nga qytetarët. Pacientët telefonojnë mjekun e familjes përmes telefonit, mjeku lëshon recetën e duhur elektronike, dhe më pas qytetarët mund të marrin ilaçin në farmaci vetëm me dokument identifikimi personal. Për pacientët me sëmundje kronike, një person tjetër mund të lejohet ta bëjë këtë nëse pacienti nuk është në gjendje ta bëjë këtë. “Ky shërbim e automatizon dhe lehtëson ndjeshëm lëshimin e recetës, hiqen nga përdorimi terminet, qytetarët marrin shërbim më të shpejtë dhe më efikas, ndërsa mjekët e familjes janë të shkarkuar dhe puna është e automatizuar”, tha Mançevski.

Ai njoftoi se me dixhitalizimin aktual masiv, projektet e radhës janë regjistrimi elektronik i fëmijëve në kopshte dhe shkolla, transferimi automatik i ndihmës financiare tek të porsalindurit, si dhe certifikata e të ardhurave të realizuara nga Drejtoria për të ardhura publike. Pasojnë qindra shërbime të tjera elektronike, me të cilat ne do të vazhdojmë me dixhitalizimin masiv, njoftoi Mançevski.