Më 27 maj ditë e hapur për qytetarët në Kuvend

Shkup, 23 maj – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 27 maj 2022 do të organizojë Ditë të hapur për opinionin, ku vizitorët e paraqitur do të kenë mundësi ta shohin pjesën solemne të godinës së Kuvendit me prani fizike.

Instituti parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut kumtoi se qytetarët e interesuar është e nevojshme të paraqiten në telefonin 02 3 182 227 ose në e-mailin: parl.inst@sobranie.mk, më së voni tri ditë pune para vizitës.