Mbyllet fabrika për prodhimin e qeseve plastike në Tetovë
Tetovë, 3 prill – Vetëm dy maqina për prodhimin e qeseve kanë mbetur në këtë fabrikë. Të gjitha aparatet tjera janë shitur, ndërsa dymbëshjetë punëtorë janë lëshuar nga puna. Kjo pasi pronari i kësaj fabrike Zylkarni Jusufi nuk ka mundur të përballoj ndryshimet e ligjit për prodhimin e qeseve bio-degraduese.
“Ministria na dha një kohë që mund të vazhdojmë me qese bio-okso dhe pastaj të transferohemi në bio-qese, nuk është këtu problemi sa është te çmimi. Çmimi i lartë na rëndoi më së shumti. Taksa ekologjike prej 15 denarëve që me këtë e ndali totalisht tregun vendas dhe e hapi tregun për eksport thotë Jusufi.
Heqja nga përdorimi qeset e plastikës ka bërë telashe në të gjithë fabrikat që prodhojnë qese.
“Për neve ishte faza më e dhimshme kur i lëshuam punëtorët, prej neve këkronin ndihmë t’i dërgojmë në ndonjë vend tjetër pune pasi ne kemi klient. Disa arritëm t’i punësojmë nëpër kompani tjera, ndërsa disa janë në pritje”.
Ai thotë se nuk ka pasur asnjë ofertë e ndihmë nga ministria e mjedisit.

