Mbushet kapaciteti i Repartit Infektiv të Shtipit

/

Reparti Infektiv në Spitalin klinik të Shtipit është mbushur deri në shtratin e fundit. Drejtori i Spitalit Klinik – Shtip, Alen Gjorgjiev për MIA-n thotë se për momentin në Repart janë hospitalizuar 55 pacientë prej thuajse të gjitha komunave të rajonit lindor të vendit.

“Filluam me ridërgimin e pacientëve në spitalin e Koçanit, pasi tek ne nuk ka shtretër të lirë spitalorë. Mund të ndodhë, gjatë këtyre ditëve edhe pacientë nga Shtipi të dërgohen për mjekim spitalor në spitalin në Koçan”, deklaroi Gjorgjiev.

Ai theksoi se 10 pacientë të infektuar me koronavirusin janë me pasqyrë klinike më të rëndë dhe janë në mbështetje oksigjeni.