Mbledhje të tre komisioneve kuvendore

Shkup, 27 tetor – Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje komisionet për çështje politike dhe për politikë të jashtme.

Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike është Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për efikasitet energjetik, me procedurë të shkurtuar.

Anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme, ndërkaq, do të debatojnë rreth Propozim ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë për partneritet financiar mes Komisionit evropian dhe RMV-së përfaqësuar nga Qeveria e RMV-së për procedurat e posaçme për zbatim të ndihmës financiare nga Unioni i RMV-së sipas Instrumentit për ndihmë parainkuadruese (IPA III), si dhe Propozim ligjin për ratifikim të Konventës për marrëveshjet për zgjedhje të gjykatës kompetente.

Në këtë mbledhje të komisionit duhet të shqyrtohen edhe Propozim ligji për ratifikim të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për themelim të Qendrave kulturore-informative në Beograd dhe në Shkup, si dhe Propozim ligji për ratifikim të Marrëveshjes mes Qeverisë së RMV-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për statusin e pjesëtarëve të Armatës së RMV-së dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës gjatë stacionimit të tyre të përkohshëm në territoret e shteteve të lartpërmendura.