Meeting of the North Atlantic Council in Defence Ministers' session via tele-conference with opening remarks by NATO Secretary General Jens Stoltenberg

Mbledhje e NATO-s për përkrahje të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi për ballafaqim me Kovid-19

/

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s sot dhe nesër do të mbajnë mbledhje virtuale, me të cilën do të kryesojë sekretari i përgjithshm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Ministrat do të bisedojnë për periudhën e ardhshme lidhur me ndarjen më korrekte të barës, përforcimin e kapaciteteve për mbrojtje në të gjitha sferat, përforcimin e rezistencës së shoqërive dhe për misionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak. Do të bëhet fjalë edhe për ballafaqimin me pandeminë e Kovid-19 dhe përkrahjen nga Aleanca për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

“Pandemia Kovid-19 vazhdon të na sfidojë të gjithë ne. Ushtritë tona vazhdojnë të luajnë rol kyç në përkrahjen e përpjekjeve civile. Edhe aleatët ndihmohen mes vete në vendosjen e spitaleve në terren dhe transport të pacientëve. Edhe këtë muaj, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut marrin përkrahkje nga rezervat tona në NATO. Kovid -19 nuk bëri që sfidat tjera të zhduken. Do të thotë, mbetet me rëndësi vitale të inevstojmë në mbrojtjen tonë”, tha Stoltenberg dje në konferencë për shtyp, me rastin e mbajtjes së mbledhjes dyditore ministrore.