Mbi 6 mijë shqiptar hyjnë në Shqipëri

Prej fillimit të sezonit turistik, në këtë të shtunë u regjistrua piku i mbërritjes së shtetasve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë.

Mediat në Shqipëri shkruajn se në pikën kufitare të Morinës mbërritën afro 6 mijë banorë të Kosovës, ku pjesa më e madhe kishin shkuar për të kaluar fundjavën në bregdet.

Por, ka edhe prej atyre që kërkojnë shërbime mjekësore, ndërsa nuk mungojnë edhe vizitat tek të afërmit.

Policia kufitare e Shqipërisë punoi për më shumë se një orë me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe lehtësuar kalimin.