Mbi 14 mijë të shëruar dhe më shumë së 1 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Që nga 13 marsi i këtij viti kur edhe janë shënuar rastet e para me COVID-19 e deri më tani, numri i rasteve pozitive ka arritur në 16 mijë e 130 nga 73 mijë 906 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar katër të vdekur, duke çuar në 645 numrin e përgjithshëm të viktimave.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 566 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 80 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Klinika Infektive, 1 rast Klinika Pulmologjisë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjilan)”, ka njoftuar të shtunën IKSHPK.. /Lajmi.net/