Matthias Pogba pretendon se vëllai i tij dëshiron ta lërë Man Unitedin në një intervistë tronditëse

në kategorine Sport

Mathias Pogba pretendon se vëllai i tij dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi dhe beson se mesfushori francez mund ta sigurojë këtë transferim para se të mbyllet afati kalimtar për klubet spanjolle.

26-vjeçari i kishte nisur spekulimet për të ardhmen e tij në
qershor, kur kishte thënë se ky mund të jetë momenti i duhur për ta provuar
ndonjë sfidë të re, pas tri vjetëve me “Djajtë e kuq”, transmeton Gazeta
Express.

Megjithatë, komentet e vëllait të tij më të madh vetëm sa e
ka vënë edhe më shumë në dyshim të ardhmen e mesfushorit në “Old Trafford”.

Në një intervistë të jashtëzakonshme në emisionin spanjoll “El
Chiringuito”, Matthias, i cili luan për klubin Manchengo në nivelin e tretë të
futbollit spanjoll, e lavdëroi trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.

“Pauli dëshiron të shpërngulet. Në skuadrën që është tani,
ai nuk mund të bëjë gjithçka. Nëse Zidane nuk i ka gjërat që i do, do të jetë e
vështirë për të. Atij i mungon vëllai. Nuk është e pamundur që Florentino
Perezi ta transferojë atë. Gjithçka është e mundur”, ka thënë Matthias.

“Nuk është e mundur të sigurojë se vëllai im do të qëndrojë në Man United. Deri më 2 shtator, gjithçka mund të ndodhë. Cili lojtar i mungon Zidanit? Vëllai im”.

Kur iu kërkua nga një tifoz ta bindë Paul të transferohet në
Real Madrid, Matthias u përgjigj: “Shoku im, unë mund të flas me vëllain tim
por s’mund të bëj gjithçka, kështu që ju duhet të pritni për pjesën tjetër”.
/Gazeta Express/

BURIMI: https://www.gazetaexpress.com/sport/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.