Matja e presionit të gjakut do të mund të bëhet me një “selfie” ose video-incizim të fytyrës

në kategorine Galileo/Lajme

Për të matur presionin e gjakut, do të vijë dita kur do të bëni thjesht një ‘selfie’ ose më mirë një video-incizim të shpejtë të fytyrës tuaj me celular.

Këtë do të mund ta bëni me një instrument optik i cili do të lexojë ndryshimet në rrjedhën e gjakut në enët e fytyrës dhe, bazuar në to, do të llogarisë presionin e gjakut me një saktësi e krahasueshme me atë të matësve të presionit normal.

Kjo ide është zhvilluar dhe testuar në Universitetin e Torontos, dhe është botuar në revistën “Circulation: Cardiovascular Imaging”.

Ekspertët fillimisht testuan “selfie-video” për të matur presionin te mbi 1.300 individë. Me një smartfon të thjeshtë, prodhohet një video dyminutëshe e fytyrës. Ndërkohë, një softuer i instaluar në smartfon do të ”lexojë” në video ndryshimet në rrjedhën e gjakut në enët e gjakut të fytyrës dhe do të përkthejë informacionin optik në të dhënat e presionit të gjakut të individit.

Saktësia pritet të jetë 95-96 për qind.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.