MASH dhe ZZHA informuan për mënyrën e vlerësimit në kushte të pandemisë, notat e para të nxënësve deri më 20 nëntor

/

Zyra për zhvillim të arsimit (ZZHA) dhe Inspektorati Arsimor Shtetëror rekomandojnë që vlerësimet e para përmbledhëse për çdo nxënës të bëhen deri më 20 nëntor, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Zyra tashmë i njoftuan shkollat  për mënyrën e ndjekjes dhe vlerësimit të nxënësve  në periudhën e realizimit të mësimit në kushte të pandemisë të cilat mund të gjehen në udhëzimin për mësimdhënësit për mënyrën e vlerësimit  të nxënësve: https://www.bro.gov.mk/wp-content/uploads/2020/09/Upatstvo_za_nastavnicite_za_ocenuvanje.pdf.

“Gjatë formimit të notës do të ndiqen udhëzimet e konfirmuara nga Zyra për zhvillim të arsimit në fillim të vitit shkollor. Mësimdhënësit këtu kanë udhëzime të konfirmuara me të cilat do të mbrohet cilësia e procesit  të formimit të vlerësimit. Në rastet ku për arsye të ndryshme nuk mund të formohet notë onlajn, duhet të organizohen takime individuale me këto nxënës, përmes  mësimdhënësve të cilët do t’i ndjekin arritjet e tyre  dhe do ta formojnë notën”, thonë nga MASH.

MASH dhe ZZHA apelojnë deri te mësimdhënësit ta përshtatin notën e nxënësve sipas mësimit në distancë.

“Duhet të vendosen udhëzime të qarta në lidhje me rezultatet e pritura nga mësimi dhe mënyra e ndjekjes,  kontrollimi dhe vlerësimi i arritjeve të nxënësve në këtë periudhë. Në suaza të formimit të notës duhet të jepen detyra autentike të cilat e eliminojnë  mundësinë  për përgjigje të sakta nga materiali  mësimor, ose nga burime tjera  të informacionit, ndërsa në detyrat  me të cilat  kontrollohen njohuritë  dhe kuptimi i fakteve duhet të sigurohet kontroll  në kohën e zgjidhjes së detyrave”, u rekomandojnë mësimdhënësve.

Plotësisht, theksojnë, mësimdhënësi mund të formojë tabelë për dëshmi/produkte që nxënësi do t’i dërgojë  si pjesë e portofolios elektronike që do të vlerësohet.

“Megjithatë kriteret për vlerësim, mënyra e dorëzimit dhe afatet për dorëzim duhet  qartë të komunikohen deri te nxënësit dhe prindërit. Mësimi në klasë virtuale  në disa aspekte është sfidë,  por njëkohësisht edhe mundësi  të bëhet një hap në vlerësimin – të vihet theks në  proceset njohëse më komplekse, gjegjësisht në ndarje, mirëkuptim, analizë dhe mbajtje mend të asaj që me të vërtetë është e rëndësishme, në vend të përvetësimit të njohurive faktike. Ky është në fakt edhe qëllimi i arsimit dhe reformave të cilat do të pasojnë, thonë nga MASH dhe potencojnë se kriza duhet të shfrytëzohet  si mundësi për vendosje të praktikave të cilat edhe më tutje do të mundësojnë përparim të  procesit arsimor dhe do të jenë fillim i ndryshimeve të cilat janë të domosdoshme  për mundësimin e cilësisë dhe adaptimit të arsimit për nevojat e gjeneratave të reja.