Marrëveshja mes ASH-së dhe Alternativës parashihte bashkëpunim deri në zgjedhjet e ardhshme (Foto)

Shkup, 30 nëntor – Alternativa tanimë është në një fazë të avancuar të bisedimeve me LSDM-në, për tu bërë pjesë e shumicës. Por në dokumentin që e kanë nënshkruar krerët e dy partive, Aleanca dhe Alternativa obligohen që të bashkëpunojnë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Konkretisht, neni 6 i kësaj marrëveshje thotë:
“Palët ranë dakord që ky bashkëpunim të vlejë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”

Ende nuk është e qartë se si do ti ndajnë rrugët Aleanca dhe Alternativa, por nga Aleanca thonë se po presin vendimin zyrtarë të partisë së Gashit, e më pas do të dalin me qëndrim