Mariçiq: Viktimat nga veprat penale do të marrin ndihmë shtetërore në të holla

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, në fjalimin e tij në Konferencën “Rruga e viktimave nga veprat e dhunshme penale në drejtësi”, tha se me ligj të ri të cilin Qeveria e miratoi para disa javëve, viktimat e veprave penale në të ardhmen do të marrin mbrojtje juridike shumë më të madhe.
“Qasja në drejtësi, gjegjësisht informimi dhe mundësia për zgjidhje juridike të veprave të dhunshme penale, kohëzgjatja e procedurës, dëshmitë që duhet të sigurohen, lloji i shërbimit, dhe veçanërisht çfarë lloje të dënimeve iu shqiptohen dhunuesve janë indikatorë për reagim shoqëror. Përmes përgatitjes të Ligjit për kompensim të viktimave nga vepra penale me dhunë, për herë të parë vendosen të drejta ligjore të viktimave nga vepra penale me dhunë”, theksoi Mariçiq, informojnë nga kabineti i tij.
Sipas ministrit, qëllimi i miratimit të këtij ligji është që të sigurohet kompensim në të holla të viktimave nga veprat penale të bëra me dhunë si ndihmë fillestare solidare nga ana e shtetit për vuajtjen e tyre, sipas parimit të solidaritetit shoqëror, por edhe të parandalohet viktimizimi sekondar i mundshëm si vuajtje shtesë që viktimat mund ta pësojnë në procedurat para institucioneve.