Mariçiq: Vendet nga Ballkani Perëndimor e dinë rëndësinë dhe potencialin e bashkëpunimit rajonal
Shkup, 3 nëntor – Ballkani Perëndimor di të bëhet promotor i sistemit evropian të vlerave dhe është i vendosur të lëviz drejt anëtarësimit në BE, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, zëvendës kryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, i cili është pjesë e delegacionit qeveritar, i udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, që sot merr pjesë në takimin e liderëve të vendeve nga Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, që në organizim të kancelarit gjerman Ollaf Sholc, mbahet në Berlin.
“Procesi i Berlinit merr hov të ri dhe gjatë perudhës së ardhshme do të japë shumë përgjigje për drejtimet, në të cilat duhet të lëvizin vendet nga Ballkani Perëndimor dhe si me sukses të tejkalohen sfidat dhe të arrihet anëtarësimi në BE. Me rrethana të tilla të ndërlikuara gjeopolitike, Procesi i Berlinit hap mundësi të re për dinamikë të mirë të integrimit evropian të vendeve nga rajoni dhe përforcimin e bashkëpunimit rajonal në kohë të duhur”, tha Mariçiq.
Duke cekur se delegacioni qeveritar ka marrë pjesë në panel sesionin e parë të Samitit, ku u diskutua për bashkëpunimin rajonal dhe tregun e përbashkët, Mariçiq theksoi se vendet e e Ballkanit Perëndimor e dinë rëndësinë dhe potencialin që shtrihet në bashkëpunimin rajonal, para së gjithash ekonomik.
“Të gjitha vendet nga rajoni, kemi mundësi të shkëlqyeshme që më mirë t’i valorizojmë resurset tona dhe të bëhemi më atraktivë për investitorët e huaj, të cilët do të na ndimojnë më shpejtë të përparojmë në zhvillimin demokratik të vendeve tona, lidhur me BE-në”, tha Mariçiq.
Në përbërje të delegacionit qeveritar, krahas Kovaçevskit dhe Mariçiqit, është edhe ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani. Në Samitin në Berlin marrin pjesë edhe shefat e qeverive të gjashtë vendeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen, njeriu i parë i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, ish nikoqirët e samiteve të Procesit ballkanik, si dhe të përfaqësuesit e anëtarëve të BE-së nga rajoni dhe të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare.

