Mariçiq pjesëmarrës në Samitin e 18-të evropian në Salzburg
Salzburg, 24 tetor – Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, po merr pjesë sot në Samitin e 18-të Evropian në Salzburg, me ftesë të themeluesit dhe kryetar i Institutit të Rajoneve në Evropë (IRE), Franc Shauzberger.
Zëvendëskryeministri Mariçiq së bashku me Nikolla Beer, Zëvendëskryetar i Parlamentit Evropian, Peter Launski-Tiefental, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, Liliana Pavlova, Zëvendëskryetare e Bankës Evropiane të Investimeve dhe Marko Shtucin, Sekretar shtetëror për Çështje Evropiane dhe të Drejtën Ndërkombëtare të Sllovenisë, do të jetë folës në panelin me titull: “A do t’i mbijetojë Evropa krizave?”.
Në margjinat e Samitit Evropian, Mariçiq do të ketë takime me Komisarin Evropian për Buxhet dhe Administratë, Johanes Han, me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, Launski-Tiefental dhe Aleksandar Simurdiq, drejtor i Fondit për Çështjet evropiane të AP Vojvodina.
Pjesa zyrtare e Samitit do të hapet nga nikoqiri i Samitit, Franz Shauzberger, kryetari i Institutit të Rajoneve në Evropë, dhe paneli në të cilin merr pjesë Mariçiq do të fillojë me fjalimet përshëndetëse nga Karl Nehamer, kancelari i Austrisë, Johanes Han dhe Ministrja Federale e BE-së dhe Kushtetutës së Austrisë, Karoline Eshtadler.
Samiti Evropian, i cili mbahet për të 18-tën herë këtë vit, nga data 23 deri më 25 tetor 2022, është nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Austrisë, Aleksander Van der Bellen dhe kancelarit të Republikës së Austrisë, Karl Nehamer. Pritet që të jenë rreth pesëqind të ftuar, shumë emra të rëndësishëm nga bota e politikës dhe mbi pesëdhjetë ekspertë ndërkombëtarë, të cilët do të marrin pjesë në panelet e ndryshme dialoguese në dy ditët e ardhshme.
Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit në këtë samit, i cili këtë vit po mbahet me temën “Evropa dhe paqja: “Vizioni për Evropën: Pritjet dhe realiteti”, është një mundësi për të konfirmuar përkushtimin e qartë të Qeverisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe vendosmëria e saj për përmbushjen e obligimeve nga agjenda evropiane.
Samiti hap një mundësi për të shqyrtuar mundësitë për përballimin e përbashkët të sfidave me të cilat përballet e gjithë Evropa dhe për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE.
Si çdo vit më parë, Samiti Evropian do të transmetohet drejtpërdrejt në Televizionin Austriak dhe do të interpretohet në disa gjuhë, si dhe mund të ndiqet në faqen e internetit të IRE dhe në lidhjen http://www.salzburg-europe-summit.eu/livestream.