Mancini: Qëllimi i Futbollit t’i bëjë njerëzit të lumtur

Roberto Mancini beson se Italia mund të fillojë një epokë të re në ‘Euro 2020’ dhe ky turne nuk do të jetë të bëjë vetëm me rezultatet.

Nesër (11 qershor) fillon Kampionati Evropian pikërisht me sfidën ndërmjet Azzurrëve dhe Turqisë në Stadio Olimpico të Romës.

Përzgjedhësi ka shkruar një letër të hapur për kombin e tij duke u fokusuar tek aftësia e futbollit për të larguar stresin dhe mendimet e këqija.

Në shkrimin e tij të gjatë, Mancini ka thënë se shpreson t’i bëjnë njerëzit të lumtur dhe t’i argëtojnë gjatë ndeshjeve të futbollit.

Ai ka theksuar se në ngjarje të këtilla të mëdha, edhe ata që nuk e pëlqejnë futbollin, i ndjekin ndeshjet, prandaj ky sport bëhet pikë reference për të gjithë.

Trajneri u ka kërkuar të zgjedhurve të tij që ta heqin tensionin në ndeshjen ndaj Turqisë duke mos menduar për gjërat tjera, por vetëm për të kryer detyrën.