Mançevski për ndërprerjen e programeve televizive nga operatorët: Është shkelur ligji, për kushtetushmërinë është kompetente Gjykata Kushtetuese

Shkup, 21 qershor 2020 (MEDIAL) – Për atë nëse është diçka kushtetuese ose jo, institucion kompetent është Gjykata Kushtetuese, ka porositur ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, pasi operatorët sonte në ora 18 përkohësisht e ndërprenë emetimin e programeve televizive me përjashtim të RTVM-së në shenjë proteste, nga siç thanë “detyrimeve të imponuara jokushtetuese në Ligjin për Shërbime Audio dhe Audiovizuale”.

Mançevski në publikimin e tij në Fejsbuk thekson se me përjashtimin e sotëm të ritransmetimit të kanaleve televizive nga ana e operatorëve është bërë shkelje e nenit 115 të Ligjit për komunikime elektronike.

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) dha kahet madje mbi kushtet në të cilat mund të vjen deri te ajo ndërperje si dhe pasojat nga mosrespektimi i LKE. Abonuesit e operatorëve i kanë këshilluar se ligjërisht kanë të drejtën e kompensimit të dëmit nga ana e operatorëve, për shkak të shkeljes së dispozitave të marrëveshjeve me abonuesit si dhe mbrojtje adekuate juridike përmes Agjencisë për komunikime elektronike (AKE).

MSHIA në reagimin e saj citon nenin 115 të LKE, sipas të cilës operatorët të cilët sigurojnë qasje deri te rrjeti i komunikimit elektronik publik munden, pa pajtueshmëri të abonuesve, përkohësisht të kufizojnë ose ndërpresin qasjen deri te shërbimet e tyre, nëse ajo nevojitet për shkak të rikonstruimit, modernizimit, në rast të ndërhyrjeve teknike ose defekteve në rrjetin.

Operatorët, qëndron në nenin 115, obligohen ta informojnë Agjencinë dhe të njoftojnë shfrytëzuesit për kufizimet ose ndërprerjet që zgjasin më shumë se 30 minuta:

-të paktën 48 orë para rikonstruimit të planifikuar, modernzimit ose mirëmbajtjes ose

– sa më shpejtë të jetë e mundur, por jo më gjatë se 48 orë, te kufizimet ose ndërprerjet e shkaktuara nga ndërhyrjet teknike ose defekteve në rrjet.

Njëherësh operatorët duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme, kufizimet ose ndërprerjet të zgjasin sa më shkurtë.

“Me faktin se nuk bëhet fjalë për ndërprerje që është shkaktuar për shkak të rikonstruimit, modernizimit, mirëmbajtjes, pengesave teknike ose defekteve në rrjet, është e qartë se bëhet fjalë për shkelje të ligjit”, thonë nga MSHIA.

Pasojat për këtë vepër, shtojnë ata, “janë të definuara në nenet 182 dhe 186 të Ligjit për komunikime elektronike”.

“Për personin përgjegjës, personin juridik për shkelje të kryer nga nenet 180, 181, 182, 183 dhe 184 të këtij ligji krahas gjobës do t’i shqiptohet edhe sanksionim kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, aktivitetit ose detyrës në kohëzgjatje prej tre mujash deri në në një vit…”, parasheh neni 186.

Krahas kësaj, theksojnë nga MSHIA, të gjithë abonuesit e operatorëve kanë të drejtë ligjore të kërkojnë edhe të drejtën e kompensimit të dëmit nga ana e operatorëve për shkak të shkeljes së dispozitave të marrëveshjeve me abonuesit dhe mund të kërkojnë mbrojtje adekuate juridike përmes AKE-së. fab/

.